Simptomat më pak të zakonta të Covid-19, që s’duhen neglizhuar
Deri më tani simptoma si temperaturë, humbje e shijes/nuhatjes apo vështirësi në frymëmarje njihen si shenjat tipike të Covid-19, por këto nuk janë simptomat e vetme që lidhen me sëmundjen e koronavirusit.
Disa njerëz të infektuar, kanë paraqitur simptoma më pak tipike.
“Simptomat e frymëmarrjes kanë tendencë të jenë më të zakonshmet, padyshim, por ne gjithashtu kemi parë simptoma që përfshijnë sisteme të tjera të organeve”, thotë Dr. Eric Cioe-Pena.
Disa prej simptomave atipike përfshijnë:
Skuqje, shenja të ngjashme në lëkurë me atë të lisë së dhenve
Kur dermatologët në Lombardi, Itali, vlerësuan 88 persona që kishin rezultuar pozitiv për Covid-19, ata zbuluan se afërsisht 20 përqind kishin simptoma të lëkurës. Këto simptoma konsistonin në skuqje, shenja apo pika si ato të lisë së dhenve.
“Pacientët mund të paraqesin shenja që i ngjajnë një infeksioni lëkure në shikim të parë”, thotë Dr. Robert Glatter, mjek në New York City.
Dobësi e muskujve, marramendje
Simptoma të lehta neurologjike të tilla si humbja e shijes ose nuhatjes, dhimbje koke, marramendje, ose dobësi të muskujve, mund të shfaqen në fillim të sëmundjes. Simptoma më të rënda neurologjike mund të zhvillohen më vonë.
“Unë kam parë pacientë konfuzë dhe me një gjendje të ndryshuar mendore”, shprehet Glatter për Healthline. “Disa kanë zhvilluar “inflamacion të trurit” që kërkon pranim për monitorim të ngushtë neurologjik”, shtoi ai.
Komplikime kardiovaskulare
Covid-19 mund të rrisë rrezikun e mpiksjes jonormale të gjakut.
Kur mpiksjet formohen në enët e vogla të gjakut, kjo mund të shkaktojë simptoma të vogla të lëkurës.
Kur mpiksjet ndodhin në mushkëri, zemër ose tru, kjo mund të shkaktojë komplikime më serioze kardivaskulare.