Simptomat e kancerit të testikujve te meshkujt

Kanceri i testikulit është i rralle, por zakonisht prek moshat midis 15 dhe 35-vjeç.
Ai ka mundësi për t’u trajtuar edhe në rastet kur është përhapur përtej testikujve.
Në varësi të tipit dhe stadit të kancerit ndryshon dhe trajtimi.
Shenjat dhe simptomat e kancerit te testikulit janë:
– Zmadhim i testikulit ose prania e ndonjë kokrre në të – Një ndjenje rëndimi në skrotum – Një dhimbje e bezdisshme në bark ose në rrëzë të kofshës – Një grumbullim i papritur lëngu në skrotum – Zmadhim ose zbutje e gjoksit – Dhimbje shpine
Zakonisht kanceri prek vetëm një testikul. Në shumicën e rasteve, shkaqet e krijimit të kancerit të testikulit nuk janë të qarta. Në përgjithësi dihet që kanceri ndodh kur qelizat e shëndosha të testikulit pësojnë ndryshime anormale.
Nuk ka asnjë mundësi për parandalimin e kancerit të testikulit.
Rekomandohet vetëkontrolli i testikujve për ta zbuluar kancerin në fazat e para.