Simptomat e ciklit menstrual apo shenjat e shtatzanise?
Nevoja për gjumë, rritja në peshë, fryrja që ndihet në fund të bark, rritja e dëshirës për ndonjë ushqim të caktuar, janë shenja te shtatzanise apo simptoma te ciklit menstrual?
Shpesh gruaja mund të ngatërojë sindromën premenstruale (para ciklit menstrual) me shenjat e shtatzanisë. Dhe për të qartësuar më mirë simptomat gruaja duhet të dijë se:
Sindroma pre-menstruale: simptomat mund të shfaqen 7-10 ditë para ardhjes së ciklit menstrual. Por cilat janë konkretisht shenjat që shfaqen?
Gruaja mund të ndiejë:
- Dhimbje dhe fryrje gjoksi si edhe dhimbje koke apo vështirësi në të përqëndruar;
- Nevojë për gjumë;
- Rritje në peshë si edhe fryrje në fund të barkut;
- Diarre, të vjella, konstipacion;
- Ulje të nivelit të urinimit;
- Gjendje depresive shoqëruar me kriza të qarash apo ndjesi demotivimi;
- Gjendje e irrituar si edhe luhatje humori;
- Rritje e dëshirës për ndonjë ushqim të caktuar (për shembull e cokollatës);
Këto shenja zhduken pasi cikli përfundon.
Por zakonisht nuk është aq e thjeshtë sa e mendojmë që të kuptojme shenjat e para që na jep trupi ynë. Deshira për një shtatzani bën që disa sinjale të keqkuptohen duke qenë se shpesh ngjajnë me shenjat e ciklit menstual. Per tu siguruar nëse në të vërtetë po prisni një fëmijë në vend të menstruacioneve të radhës, mirë është të bëni testin e shtatzanisë.
Megjithatë ekzistojnë disa simptoma të cilat ju lajmërojnë shtatzaninë. Sipas Institutit Amerikan të Shëndetit të Femijes, 11 shenjat e shtatzanise me te zakonshme janë:
- Vonesa e menstruacioneve
Për femrat të cilat kanë një cikël të rregullt menstrual, vonesa e menstruacioneve është një nga shenjat më të besueshme. Megjithatë, jo gjithmonë një vonesë cikli mund të tregojë një shtatzani të mundshme. - Rrjedhjet e vogla te gjakut
Janë njolla gjaku me sasi më të vogël dhe që nuk zgjasin aq shumë sa menstruacionet. Por, pavërësisht kësaj nëse i konstatoni duhet t’i drejtoheni mjekut, pasi mund të ketë si shkaktar jo vetëm shtatzaninë. - Rritet ndjeshmëria e gjoksit
Nëse jeni në fillimet e shtatzanisë trupi juaj do të ketë një “stuhi” hormonale. Rritja e hormoneve bën që trupi juaj të pësojë disa ndryshime, dhe këtu mund të futen edhe ndryshimet e gjoksit. Ai bëhet më i ndjeshëm dhe më i fryrë duke ju shkaktuar aq dhimbje sa që do të keni vështirësi për të fjetur përmbys. - Theksohet edhe më shumë areola (pjesa e errët e gjoksit)
Ngjyra kafe e areoles dhe thithave të gjoksit bëhet edhe më e errët për shkak të rritjes së hormoneve si dhe të rritjes së qarkullimit të gjakut. - Rritet ndjeshmëria ndaj aromave
Në shtatzani të gjitha shqisat e kryejnë më mirë punën e tyre. Një nga këto është shqisa e të nuhaturit. Nëse jeni në fillimet e shtatzanisë do të bëheni më të ndjeshme ndaj aromave. Era e mishit, peshkut, alkoolit dhe cigares bëhen të padurueshme dhe shpesh mund t’ju prvokojnë të vjellat. - Keni vazhdimisht uri
Trupi juaj po fillon të ndryshojë dhe kjo kërkon energji. Kjo bën që shumë nëna në fillimet e shtatzanisë të kenë shumë oreks. Megjithatë, kjo jo gjithmonë mund të tregoje fillimet e shtatzanise, pasi ndonjëherë edhe stresi i fortv ose periudha paramenstruale mund t’ju japë rritje oreksi. Këshilla jonë është: Mos bini pre e tundimit por ndiqni një dietë ushqimore të ekuilibruar, pasi edhe nese jeni shtatzënë sasia e tepërt e ushqimit mund t’ju shkaktojë mbipeshë. - Bark i forte dhe i fryre
Rritja e nivelit te progresteronit gjate shtatzanise limiton aktivitetin e zorreve, duke shkaktuar fryrje. - Tension në fund të barkut
Kjo ndodh në fillimet e një shtatzanie pasi uterusi rritet, qarkullimi i gjakut gjithashtu, duke bërë që të shtohen enë të reja gjaku. Rritet kështu tensioni në fund të barkut. Mund të paraqitet edhe dhimbje tek mesi (ijet), pasi ndryshimet hormonale bëjnë qe ligamentet të zgjaten për të përgatitur trupin ti përshtatet rritjes të barkut. - Urinim i shpeshtë
Me rritjen e barkut gjatë shtatzanisë rritet edhe nevoja e urinimit. Por, për shumë femra dëshira për të shkuar më shpesh se zakonisht në banjo ndodh edhe në fillim të shtatzanisë. - Ndiheni e lodhur
Nëse jeni në fillimet e shtatzanisë konsiderohet normale që të ndiheni të lodhura dhe të keni marrje mendsh. Kjo ndodh pasi në muajt e parë të shtatzanisë presioni i gjakut ulet paksa. Gjatë kësaj periudhe mund të bëni dush duke alternuar ujin e ngrohtë me atë të ftohtë, të ndiqni nje dietë ushqimore të shendetshme dhe të ekuilibruar, edhe të shetisni në ajër të pastër. Kjo rregullon gjendjen tuaj. Por, nese keni vetëm këto shenja mirëështë t’i drejtoheni mjekut, pasi mund të mos jenë treguesit e një shtatzanie të mundshme por të një anemie. - Te vjellat e mengjesi, nje tjeter shenje e shtatzanise
Nëse keni shume ditë që ju shoqërojnë të vjellat sapo zgjoheni, mirë është të bëni një test shtatzanie. Ajo cfarë shkakton këto të vjella si dhe gjendjen e keqe në të cilën ndodhet trupi juaj në përgjithësi është hormoni gonadotropina corionica(HCG). Disa gra janë të ndjeshme ndaj këtij hormoni, disa jo dhe kjo bën që tek disa të vjellat të jenë të pranishme dhe tek disa jo. Nëse të vjellat tuaja janë të vazhdueshme duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.