Simptomat dhe parandalimi i sëmundjes Lyme
Sëmundja Lyme është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret Borrelia burgdorferi. B. burgdorferi transmetohet tek njerëzit me anë të një pickimi. Bakteri duhet të jetë i pranishëm në lëkurë për të paktën 36 orë për të transmetuar infeksionin. Shumë njerëz me sëmundjen Lyme nuk e mbajnë mend pickimin.
Sëmundja u njoh për herë të parë në qytetin Old Lyme, Connecticut, në vitin 1975 dhe është sëmundja më e zakonshme e shkaktuar nga këpushat në Europë dhe Shtetet e Bashkuara (këpushë – parazit i vogël, në trajtën e një merimange e që u ngjitet në lëkurë bagëtive, qenve, njerëzve etj., u thith gjakun dhe u shkakton sëmundje ngjitëse; rriqër).
Njerëzit që jetojnë ose kalojnë kohë në zona të pyllëzuara të njohura për transmetimin e sëmundjes kanë më shumë gjasa të marrin këtë sëmundje. Njerëzit me kafshë shtëpiake që vizitojnë zona të pyllëzuara gjithashtu kanë një rrezik më të lartë për të marrë sëmundjen Lyme.
Simptomat e sëmundjes Lyme
Njerëzit me sëmundjen Lyme mund të reagojnë ndryshe ndaj saj dhe simptomat mund të ndryshojnë përsa i përket ashpërsisë. Megjithëse Lyme zakonisht ndahet në tre faza – e lokalizuar herët, e përhapur herët dhe e përhapur vonë – simptomat mund të mbivendosen.
Disa njerëz gjithashtu mund të kenë një fazë të mëvonshme të sëmundjes pa patur simptoma të sëmundjes së hershme.
Këto janë disa nga simptomat më të zakonshme:
– një skuqje rrethore në lëkurë
– lodhje
– dhimbje dhe ënjtje
– dhimbje muskulore
– dhimbje koke
– ethe
– nyje limfatike të fryra
– shqetësime në gjumë
– vështirësi në përqendrim
Simptomat e sëmundjes te fëmijët:
– lodhje
– dhimbje kyçesh dhe muskujsh
– simptoma të tjera të ngjashme me gripin
Këto simptoma mund të shfaqen shpejt pas infeksionit, muaj ose vite më vonë.
Parandalimi
Parandalimi i sëmundjes Lyme kryesisht përfshin zvogëlimin e rrezikut tuaj për të përjetuar një pickim të këpushave.
– Vishni pantallona të gjata dhe këmisha me mëngë të gjata kur jeni jashtë, sidomos në ambiente me kafshë dhe/ose në natyrë.
– Përdorni ilaç kundër insekteve.
– Jini vigjilent. Kontrolloni fëmijët, kafshët shtëpiake dhe veten tuaj.
Të famshmit që kanë folur për përballjen me Lyme: Bella Hadid, Justin Bieber, Yolanda Hadid, Ben Stiller dhe Avril Lavigne.