Simptoma e cila tregon se sulmi në zemër është i pashmangshëm

Simptoma e cila tregon se sulmi në zemër është i pashmangshëm

Shkencëtarët kanë zbuluar një simptomë të re e cila mund të shërbejë si shenjë se sulmi në zemër është i pashmangshëm.

Pas ekzaminimit të materialeve të cilat kishin qenë duke i bllokuar arteriet koronare të një numri të madh të pacientëve, një ekip i shkencëtarëve dhe ekspertëve mjekësorë kanë konfirmuar se ka qenë kolesteroli – në formën e kristaleve.

Ata kanë zbuluar se ky lloj i veçantë i kolesterolit të forcuar është gjetur në mbi 89 për qind të rasteve emergjente.

“Në studimet e mëhershme, ne kemi treguar se kur kolesteroli kalon nga gjendja e lëngët në të ngurtë, apo në gjendje kristali, zgjerohet në vëllim sikur akulli dhe uji”, ka treguar Dr. George Abela, profesor i mjekësisë në Universitetin Shtetërorë të Miuchiganit.

“Ky zgjerim brenda mureve të artereve mund t’i çajë arteret dhe ta bllokojë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar sulm në zemër apo në tru”.

Përveç që shkencëtarët kanë zbuluar këtë simptomë të sulmeve të zemrës, hulumtimet gjithashtu e kanë forcuar faktin se ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm e kanë aftësinë ta zvogëlojnë formimin e këtyre kristaleve.

Shpërndaje në: