Simone Inzaghi do ta marrë drejtimin e Interit

Simone Inzaghi do ta marrë drejtimin e Interit

Simone Inzaghi do ta marrë drejtimin e Interit pas largimit të Antonio Contes.

Kuptohet se një marrëveshje është arritur me Inzaghin, 45-vjeçar, që të kalojë në ‘San Siro’ pasi largimi i tij nga Lazio u konfirmua të enjten, transmeton Periskopi.

Largimi i Contes nga Interi u konfirmua të mërkurën, pasi ai udhëhoqi ‘Nerazzurrët’ drejt titullit të parë në Serie A që nga viti 20210.

Inzaghi fitoi tre trofe në pesë vite si trajner i Lazios. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: