Silvio Berlusconi me të dashur të re, është kolege nga partia e tij
Thashethemet kanë qarkulluar prej disa muajsh që ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka një të dashur të re.
Tani konfirmimi zyrtar ka mbërritur, pasi magnati i famshëm italian u filmua nga paparacët duke mbajtur për dore një vajzë me flokë bionde në Sardenjën me diell.
Berlusconi ka një vendbanim veror në Kosta Smeralda, kështu që paparacitë shpesh e mbulojnë atë pjesë me shpresë për ta filmuar, raporton Vanity Fair.
E reja e zgjedhur nga zemra e tij është Marta Fascina, një kolege nga partia Forza e Italisë.
Ata të dy janë adhurues të pasionuar të Milan. Ata e kanë njohur njëri-tjetrin që nga koha kur Marta punonte për një klub të famshëm italian. Berlusconi ishte president i Milanit në atë kohë.
Ekipi i tij njoftoi se Berlusconi kishte shkëputur lidhjet me Francesco Pascale, 35- vjeçare, pas 10 vjet qëndrimi së bashku.
Thuhet se Berlusconi me dashje u siguroi mediave fototë nga Sardenja, pasi ai dëshironte të hakmerrej ndaj ish-partneres së tij.