Silva flet rreth transferimit të mundshëm të Neymarit te Chelsea

Thiago Silva ka folur rreth një transferimi të mundshëm te Neymarit te Chelsea.
Mbrojtësi brazilian ka pranuar se dëshiron që bashkëkombësi i tij t’i bashkohet në “Stamford Bridge”.
Duke folur në një event të sponsorëve, siç citohet nga “JC”, Silva tha:
“Ai duhet të shkojë në Chelsea. Do të jetë për të mirën. Ai nuk ka nevojë për koment. Deri më tani, nuk di asgjë, por shpresoj që të realizohet”.
Silva e Neymar para pak vitesh ishin bashkëlojtarë te Paris Saint-Germaini.
Sulmuesi brazilian është i lidhur me një largim nga “Parc des Princes” dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet këtë verë.
Për 30-vjeçarin besohet se interesim kanë shprehur Juventusi dhe Chelsea.