Sigurimi e ngatërron yllin e Man Utd me tifoz, e mbërthen për t’i ndalur festën
Donny van de Beek nuk po kalon momente aspak të mira te skuadra e Manchester United.
Lojtari nuk bën pjesë në planet e Ole Gunnar Solskjaer, madje nuk përdoret as si zëvendësues në ndeshjet e këtij sezoni.
Duke qëndruar në stol për një kohë të gjatë, holandezi duket se ka filluar të bëhet fytyrë e harruar për ndjekësit e futbollit.
Në ndeshjen e mbrëmshme, kur Van de Beek po festonte me skuadrën, një nga sigurimat e stadiumit e mbërtheu lojtarin, duke menduar se ai ishte një tifoz, përcjell Periskopi.
Van de Beek mori mbrëmë vëmendje edhe për gjestin e tij kur i nevrikosur nga vendimi për të mos u futur në lojë, ai pështyu me çamçakëz drejt ndihmësit të Solskjaer. /Periskopi/