Siguria në shkolla/ Policia dhe Prokuroria e Mitrovicës me kontrolle nëpër shkollat e mesme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente, dje dhe sot kanë ushtruar urdhër kontroll nëpër të gjithë shkollat e mesme të Mitrovicës.
Zbatimi i këtij urdhër kontrolli ka qenë në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla.
Prokurori i shtetit dhe policia mbeten të përkushtuar që edhe në të ardhmen të zbatojnë urdhër kontrolle të tilla, me qëllim të ofrimit të së sigurisë nëpër shkolla si dhe parandalimit të dukurive negative.