Sigal Prishtina rikthehet në pozitën e liderit, mposht Bashkimin
Sigal Prishtina gjendet në formë të jashtëzakonshme, ku sot regjistroi fitoren e katërt me radhë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Sigal Prishtina e ka mposhtur sot KB Bashkimin me rezultat bindës 86:68 (16:11, 22:23, 28:21, 20:13), ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për xhiron e 19-të të kampionatit vendor.
Më i miri i ndeshjes ishte basketbollisti i Prishtinës, Dardan Berisha që regjistroi 29 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime.
Në anën tjetër, më i dalluari te Sigal Prishtina ishe Cutris Jones me 24 pikë dhe gjashtë kërcime të realizuara.
Me fitoren e sotme, Sigal Prishtina arrin në kuotën e 14 fitoreve dhe pesë humbjeve në vendin e parë, kurse Bashkimi zë vendin e gjashtë me tetë fitore e 11 humbje.
Rezultati final i ndeshjes, 86:68 (16:11, 22:23, 28:21, 20:13) në favor të Sigal Prishtinës.