Sierra All-Mountain është e këndshme për ta vozitur, derisa duket shumë të mirë
Kur makinat e zakonshme të dedikuara për borë, nuk kryejnë asnjë funksion
GMC i njeh mirë klientët dhe kryen bashkëpunime të caktuara, në mënyrë që t’ju plotësojë dëshirën të gjithëve, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2017, GMC e kishte prezantuar konceptin e Sierra All-Mountain, me mundësi që të kalojë edhe nëpër terrenet më të vështira malore.
Të njëjtën makinë me 6.6 litra që prodhon 445 kuaj fuqi, GMS e ka dërguar në disa resorte turistike në Shtetet e Bashkuara, për të plotësuar nevojat e vizitorëve.
Kjo makinë, rrotat e së cilës janë zëvendësuar me shirita rrotullues sikur të tankeve, fillimisht është menduar të përdoren për nevoja emergjente dhe të domosdoshme.
Por, interesimi i madh për së paku një xhiro për të, ka bërë që të prodhohen edhe për eksperienca tjera siç është shëtitja.
Tani që është në dispozicion, Sierra All-Mountain del se është shumë e këndshme për ta vozitur, duket shumë të mirë dhe është praktik në përdorim.