Si u robërua arti (III)

Si u robërua arti (III)

Sot marketingu është forca motorizuese e artit. Fuqia e tij pasqyrohet në atë se krijon iluzionin mbi ndonjë vepër të madhe arti, pa bërë dallimin mes asaj që shet, qoftë kjo supë, kafe, sapun, apo vepër arti. Ekzisojnë të ashtuquajturit “menaxherë arti” që formatojnë modën për këtë apo atë vepër.Por si ngjau rënia e traditës? Mendoj se kjo është një gjë shumë me rëndësi. E nëse pyesni kur ngjau, përgjigja është: fundshekulli XIX. Më shkurt ateherë kur tregtia franceze doli mjaft e fuqishme përballë impresionistëve, respektivisht kur u shfaqën tregtarë të mëdhenj veprash arti. Një prej tregtarëve të mëdhenj të veprave të artit ishte Ambroz Volar. Mund të thuhet se Volar ishte kumbarë i impresionistëve.

Madje edhe i Sezane-it e i Pikasos. I  panjohur kur shkoi në Francë, ai  kërkonte vepra arti, u takua me Renoarin dhe impresionistë tjerë të cilët zaten edhe e informuan për ekzistencën e një piktori të talentuar  si Sezane. Volar i ra pas, e kërkoi, e gjeti deri atëherë të panjohurin Sezane, ia shikoi pikturat dhe menjerë bleu 150 copë me çmim krejt të ulët, dhe kështu brenda një viti Sezane u bë yll i avangardës dhe pikturës franceze. Volar s’bëri gjë tjetër pos se veproi siç e do ligji i tregut: blej lirë – shit shtrenjtë. Por kush mund të kushtojë lirë? Artisti i panjohur! E të panjohurin duhet gjetur!  Ç’nënkupton gjetja? Novatorinë! Shpikjen. Të renë! Artist i ri! Ja unë e kam zbuluar! Kësodore Sezane u bë praktikisht inagurues i krejt modernizmit. E tëra në saje të triadës: zbulo, blej lirë, shpike të renë. Dhe në tërë atë garë, në tërë atë vërtitje të tmerrshme në vorbullën e novatorisë, u shfaqën tendencat e një kushti të ri: të jesh i ri duhesh ta jesh rënues i së vjetres. Kjo është edhe pika prej nga, për mendimin tim, nisi edhe rënia e artit europian.

Vola dhe Sezane

– (pyetje nga publiku): Cila është për ju vepra më e pëlqyer e artit dhe pse?

Konchalovsky: Nuk ka ndonjë vepër të caktuar që do e veçoja. Pëlqej ato piktura përballë të cilave mund të ulem e t’i shikoj pa tentuar t’i kuptoj. Thjesht të ulem pranë tyre dhe të kënaqem. E kam vështirë t’ia dal mbanë me pikturat për të cilat duhen gjashtë faqe tekst për të ta  shpjeguar se janë vepra arti. Për Monalizën s’duhet asnjë shpjegim. Por disa kuti të kompleksura në formë piramide a katrori, apo siç është – të më falni – “Katrori i Zi” i Malevichit, për të tilla, duhen nga gjashtë faqe tekst për të ta shprehur se janë art. Unë s’dua asgjë të kuptoj, dua të ndjej siç e ka thënë Tolstoji. Pranë meje ipen emocionet, unë ulem e shikoj me orë të tëra. Zakonisht në Muze preferoj ta shikoj vetëm një pikturë dhe më pas ia mbath. Refuzoj të vrapoj nëpër tërë ekspozitën meqë s’është e nevojshme, dhe edhe ashtu salla është e mbipopulluar nga mysafirë të shumtë. Ndaj edhe koha më e mirë për vizitë në ekspozita është kur në to vizitorë, apo kur janë të paktë. Pra ateherë kur s’të pengon askush. Rri, shiko dhe ik! Arti kërkon kohë, venerim/përkushtim, e përkushtimi indicon në një përafrie me malin, detin a lutjen.

*                                                                       *                                                                       *

Kam shumë pyetje, jo përgjigje, por pyetje, të cilat do të doja t’i analizoja së bashku me ju. Në fakt është gogja komplekse të përgjigjesh në të tilla problematika, por mbase do të mund t’ia dalim mbanë bashkarisht. Do të tentojmë të kuptojmë se si në kulturën europiane, e krahas me të edhe në atë ruse erdhi deri tek procesimi i tëhuajsimit të artistit nga e vërteta. Nuk mund të përmbahem për pa ua lexuar disa mendime të Solzhjenicinit, Tatjane Tolstoja-jës dhe disa njerëzve tjerë interesantë. Solzhnjenici shkroi disa vepra interesante kah fundi i viteve ’80  dhe filimvitet 90 të shekullit të kaluar kohë kur jetoi në Europë dhe Amerikë. Në njërën nga pruarjet e tij shkroi se shkaktar i rënies kulturore europiane është mungesa e besimit në Zot, pabesimi. Religjioni është zhdukur nga kultura. Ai shkroi se tashmë ka shekuj prejkur në botën e iluminizmit nën vellon e gjoja humanizmit gjithnjë e më shumë buçet antropocentrizmi, kurse në shekullin XX ai ka ka pasur edhe forma totalitare. Antropocentrizmi nuk ka përgjigje në shumë pyetje themeltare për jetën dhe për aq sa thellohen këto pyetje, antropocentrizmi  vije e bëhet edhe më i pafuqishëm.  Nga natyra njerëzore është shlyer shpirtërorja dhe mbi themelet e saj është ndërtuar një sistem i atillë i vlerash njerëzore që apelon në largim sa më të madh nga natyra dhe bota.

Aleksandar Solzhjenicin

Por ç’është ky antropocentrizmi? Antropocentrizmi është pikëvështrim sipas të cilit njeri është qendër e botës. Në qendër të botës ndodhet njeriu. Ai qëndron mbi të gjallë e të vdekur, ai është mbret i natyrës, ai e ndrron atë, thjesht ai e krijon botën. Ideja antropocentrike në fjalë ka sjellur sot deri tek problemet serioze ekologjike. Dy humanistët e parë seriozë ishin Volteri e Rusoi. Kjo filozofi që madhëron njeriun si qendër natyre e si qendër bote u zgjerua më pas jo vetëm si filozofi e vetëreferuar a si mendim i infiltruar në politikë, por edhe në vepra arti.
Dhe që ateherë, pra në fillet e shek. XVIII, nisi të zhvillohet ideja e individit, e artisitit revolucionar që ka kundër vetes ka shoqërinë. Në fakt një arterie e tillë mendimi në Europë ekzisonte që moti, por autori i një idesë së artistit të lirë, që s’ka kurrfarë barrierash as religjioze, as etike, ishte Lord Bajroni, revolucionar dhe rrënues i të gjitha normave etike dhe normave tjera. Hero e ushtar në të njejtën kohë, ai qe njëherit edhe një prej pop-yjeve të para. Sfidoi edhe  shoqërinë dhe borgjezinë, konsumoi opium.

Lord Bajron

“Udhëtari mbi detin me mjegull”, pikturë e romantikut gjerman Caspar David Friedrich

Jehona e tij më pas u zgjerua në tërë Europën e për rrjedhojë edhe në Rusi. Botuesit shihnin në të gjeniun e refuzuar modern, fotografia e tij me opium u mbështet edhe nga gazetat. Ajo që sot njihet si “Trademark”, pra shenjë dalluese e tregtisë ndikoi edhe në Pushkinin, aq sa ky përshtati një pikturë të tij për vete. Ky parafytyrim për herojin e neglizhuar erdhi gjithnjë e duke u forcuar veçanërisht në Europë; në Francë ky trend njihej si si trendi i “poetëve të mallkuar”. Të gjithë heronjtë e shoqërisë siç ishte ta zëmë Remboja, duhej të ishin patjetër ngapak edhe narkomanë, avanturierë…Remboja që shkoi në Afrikë – ndoshta atje humbi edhe këmbën – që udhëtoi në vende të largëta pritet krahëhapur e si hero i sapokthyer në vendlindje. Kështu ishte me Gegenonë, Rembonë, kështu ishte me të gjithë që u preku shenjimi “ala Bajron”, që u shndrrua vetë në markë jashtëzakonisht të popullarizuar të tregtisë. Por për të qenë i suksesshëm ky parafytyrim i njeriut tonë si hero që na është,  duhet që heroji ynë të jetoj në mjerim, i posardhur nga vendi ekzotik dhe i shpresës së hapur. Fotografija e të pa-Zotit, rënuesit të traditës, arriti të degjeneroj në negacion të gjithçkasë. Për rrjedhojë kulti në fjalë solli në jetë maskën, ku e vërteta më s’ishte e rëndësishme. E rëndësishme ishte maska e revolucionarit, atij që përbuzë si zakonet morale, si ato borgjeze. Atëbotë maska ishte shumë e rëndësishme dhe unë mendoj se radikalizmi i artit, që nisi në fillim të shekullit XX erdhi si rezultat i ardhjes në shprehje të vizionit që mëshon në shterrpësinë e artistit. I vizionit që thotë se artisti s’duhet t’i thyej kufinjtë në kërkim të përçimit të ndjenjave, që s’duhet të shohë diçka madhështore në natyrë dhe ta përcjellë atë tek njerëzit, por që në vend të kësaj ia vlen barra qiranë të apelohet në maskë, e cila duhet të jetë markë tregtare në saje të së cilës të mund të shitet vepra/produkti i saj. Në këtë kuptim, maska u bë mjaftë tërheqëse për skandalin.

“Pushkini përshëndet detin” Ivan Aivazovky

Nëse dikush nga ju ka lexuar librin e jashtëzakonshëm, “Jedno Ipooki Strelac” të Benedikt Livšičit prijetar i drejtimit futurist për kohën do të hasni në një pjesë ku ai flet se si njëherë me Majakovskin donin të blenin një leckë verdh e zi që nëna t’ia qepë në sakon me cilindër që e vishte shoqëruar me tymosje cigaresh nga markat me të shtrenjta dhe me paratë e fundit që kishin në xhep. Të tillët ishin njerëz të rinj, të ekspozuar ndaj skandalit, dhe s’ishte kështu vetëm me Majakovskin por edhe me Malevichin, me shumë artistë të tjerë, përfshirë edhe grupin artistik “Karo Pub” të cilit i takonte edhe gjyshi im Petroviq Konchalovski. Por ç’është e rëndësishme këtu? Si filloi e gjithë kjo?

Benedikt Livshiq

Vladimir Majakovski

Në fillimet e shekullit XX akademikët ishin shtresa më e çmuar e shoqërisë, por artistët e pavarur në Paris, në “Sallën e të Pavarurëve” krijuan një ekspozitë, që ka mbetur në histori. Në të u ekspozua piktura e ashtuquajtur “Muzgu mbi Adriatik” vepër e artistit Boronolio. Piktorit të panjohur Boronoli. Një koleksionues austriak bleu pikturën në fjalë meqë paraprakisht nga një ekspert mori resenzën se kanavaca në fjalë i takon përfaqësuesit në fjalë.  Në të vërtetë, piktura në fjalë, “Muzgu mbi Adriatik”,  siç edhe pati dëshmuar më vonë një grup artistësh të pavarur, nuk e ka bërë kurrfarë Boronoli, meqë një piktor i tillë as që ekzistonte, por që në fakt është “pikturuar” përmes ngjitjes së brushës në bishtin e një gomari. Gomari kishte tundur bishtin teksa hante sanë, kurse “pikturëkryersit” vetëm kishin ndrruar ngjyrat në brushë, ndërsa emri Boronoli ishte një sajesë e tyre nga një lojë fjalësh nga një fabulë e La Fontenit. E ç’mund t’i thuash kësaj pos se një tallje dhe përçmim total me kritikën. E megjithatë kjo vetëm sa ka tërhequr edhe më vëmendje, dhe piktura vetëm sa u shtrenjtua edhe më. Përkundër që për piktor kishte një gomar.

Sajesa “Muzgu mbi Adriatik”

Për Periskopin përktheu Fatlum Sadiku

Shpërndaje në: