Si t’ia bësh me aromën e keqe të këmbëve
Nëse ju apo partneri juaj vuani nga era e rëndë e këmbëve, sonte përpiquni të kryeni këto trajtime natyrale me:
Uthull
Mund të përdorni çfarëdolloj uthulle, por më së shumti sugjerohet ajo e mollës.
Përdorimi:
– Përzieni gjysmë gote uthull në 6-8 gota ujë të ngrohtë
– Vendosini këmbët në përzierje për 10- 15 minuta
– Në fund, lajini këmbët mirë e mirë me sapun
Kripë të trashë
Përveç largimit të erës së pakëndshme do të siguroni edhe një relaksim maksimal të këmbëve.
Përdorimi:
– Shtoni 2 lugë gjelle kripë të trashë në një gjysmë kove ujë të ngrohtë
– Mbajini këmbët në të për 10- 15 minuta.
– Sigurohuni ta kryeni këtë proces para se të flini gjumë, në mënyrë që të shmangni veshjen e çorapeve dhe këpucëve
Sodë buke
Bikarbonati i sodiumit neutralizon Ph e djersës dhe redukton bakteret.
Përdorimi:
– Hidhni sodë buke në një enë me ujë të ngrohtë (1 lugë gjelle/në gjysmë litër ujë) dhe mbajini këmbët në të për 15- 20 minuta çdo natë, për plot një javë.
– Gjithashtu mund të spërkasni pak sodë buke edhe te këpucët apo çorapet, para se t’i vishni./Anabel