Si t’i zbardhim dhëmbët në shtëpi?
Kohëve të fundit zbardhja e dhëmbëve është shumë në trend, mirëpo, ky trend nuk po rezulton të jetë aq i shëndetshëm për dhëmbët.
Kështu janë shprehur shumë stomatolog pasi që procedura e zbardhimit dëmton zmaltin, efekte të tjera anësore janë rritja e përkohshme e ndjeshmërisë së dhëmbit në të ftohtë dhe të nxehtë, irritimi i indeve të buta të gojës, e posaçërisht i mishit të dhëmbëve./periskopi.com
Nëse doni të keni dhëmbë të bardhë, ka metoda të tjera të cilat kanë rezultuar me sukses ,dhe më e rëndësishmja është që nuk ndikojnë aspak në shëndetin tuaj.
Këto metoda mund ti provoni edhe vetë në shtëpi.
Sodë bikarboni dhe kripa e kuzhinës:
Kombinimi i sodës së bukës me kripën e kuzhinës, krijojnë një recetë për dhëmbë të bardhë.
Masën e fituar e vendosni në brushën, ngjashëm si pastën e dhëmbëve dhe e kaloni nëpër dhëmbë.
Sodë bikarboni dhe Peroksid Hidrogjeni:
Një tjetër recetë e përbërë nga soda e bukës është edhe përzierja e saj me peroksid hidrogjeni, i cili vepron si një agjent antibakterial duke eliminuar bakteret që keni në gojë.
Përzieni sasi të vogla të të dy përbërësve për të krijuar një formë paste dhëmbësh dhe lani dhëmbët. Më pas sigurohuni që të bëni një shpëlarje të mirë.
Sodë bikarboni dhe dredhëza:
Tyra Banks dhe Catherine Zeta Jones kanë treguar publikisht që dredhëzat janë miku i tyre më i mirë sa herë që u duhet të zbardhin dhëmbët. Mos u tregoni skeptik për shkak të ngjyrës së tyre të kuqe dhe të mendoni se i bëjnë më shumë dëm ngjyrës së dhëmbëve. Dredhëzat janë të pasura me vitaminë C, e cila është shumë e mirë për të hequr njollat në sipërfaqe.
Përdorni gjysmë luge sodë buke dhe 3 dredhëza të shtypura për të pastruar dhëmbët. Më pas shpëlani mirë gojën.
Vaji i arrës së kokosit:
Një metodë e vjetër, por shumë efektive. Vaji i arrës së kokosit përmban acid laurik, e cila eliminon bakteret që ndodhen në gojën tuaj.
Çdo mëngjes përpara se të lani dhëmbët, merrni një lugë nga vaji i arrës së kokosit dhe shpërlani gojën për rreth 10 minuta. Më pas shpërlani mirë gojën dhe lani dhëmbët me pastë dhëmbësh.