Si t’i mirëmbani nivelet e testosteronit dhe estrogjenit në mënyrë natyrale?
Këto nivele janë të rëndësishme dhe fatmirësisht ka disa gjëra të cilat mund t’i bëjmë në përditshmëri për t’i mbajtur ato në nivele të balancuara, transmeton Telegrafi.
Testosteroni
Hormoni më i njohur mashkullor, testosteroni, është shumë më i rëndësishëm sesa që mendoni. Përderisa e rritë forcën e eshtrave dhe muskujve, testosteroni është krucial edhe për zhvillimin e meshkujve gjatë pubertetit, ndërsa në moshën e rritur nevojitet te meshkujt për të prodhuar spermë.
Nivelet e testosteronit ndikojnë në dëshirën seksuale dhe energjinë.
Ushqimi luan rol të rëndësishëm në nivelet e testosteronit dhe, sipas Men’s Fitness, produktet e sojës dhe konsumimi i tepërt i alkoolit mund ta zvogëlojnë këtë hormon. Në anën pozitive, Men’s Health i liston rrushin, shegën dhe vezët si ushqime që i përmirësojnë nivelet e këtij hormoni.
Estrogjeni
Ushqimi luan rol të rëndësishëm edhe tek estrogjeni – hormon femëror i cili e rregullon ciklin menstrual, ndikon në rritjen e gjinjve dhe i ruan eshtrat e të dy gjinive.
Stabilizimi i peshës mund të ndihmojë në mirëmbajtjen e niveleve të estrogjenit, pasi që të qenit nënpeshë mund ta zvogëlojë prodhimin e hormonit, përderisa nivelet e larta të estrogjenit janë të ndërlidhura më shumë me obezitetin apo mbipeshën. /Telegrafi/