Si t’i mbrojmë xhamat nga ngrirja?
Opsioni më i thjeshtë është përdorimi i ndonjë mbuloje për xhama. Por, nëse nuk keni të tillë, mund të përdorni ndonjë qebe.
Përveç kësaj ekzistojnë edhe masa tjera parandaluese që mund t’i ndërmerrni.
Spreji nga uthulla
Përziejeni një lëng që përbëhet nga tri të katërtat uthull dhe një e katërta ujë.
Me këtë kombinim mbusheni një shishe, e cila posedon një spërkatëse dhe gjatë temperaturave të ulëta për çdo natë spërkatni xhamat e automjetit tuaj.
Përdorni alkool
Tretësira me alkool po ashtu mund të parandalojë ngrirjen e xhamave.
Përziejeni alkoolin me ujë në përpjestim 2 me 1, dhe më këtë përzierje spërkatni xhamat.
Uji i njelmët
Nëse nuk keni uthull apo alkool, mund të krej punë edhe kripa.
Përziejeni ujin me kripë dhe spërkatni në xhama.
Të tri përzierjet e cekura më lartë do të jenë efikase sepse ato ngrihen në temperatura shumë më të ulëta se sa uji.
Cka duhet shmangur?
Kurrë mos përdorni ujë të nxehtë, sepse xhami i shofershajbnes është i ndjeshëm në ndryshimet e përnjëhershme të temperaturës.
Uji i nxehtë, i kombinuar me presionin mbi xham derisa gërryhet akulli mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.
Me çka i mbroni ju xhamat tuaj nga ngrirja?