Si t’i heqim kilet që morëm gjatë festave

Si t’i heqim kilet që morëm gjatë festave

Nëse ndjeni se nuk po ndaheni dot nga tepsia e bakllavasë, apo nuk keni e keni më nën kontrroll raportin me frutat e thata, s’jeni të vetmit. Pak a shumë e dinit se pas festave të fundvitit, do t’ju duhej një regjistrim afatgjatë në palestër, prandaj e latë veten të lirë.

Ok, data është 4 janar dhe kohë për t’ju kthyer kileve të mëparshme zëre se ka ardhur. Nuk po ju pyesim se kilogram shtuat, por e dimë që tani po mendoni për trupin e verës. Gushti vjen kaq shpejt!

1. Pini shumë ujë

Eshtë një këshillë që e dëgjoni rëndom, por është me e vlefshmja! Mos pini vetëm kur të ndjeni etje, por në çdo kohë, mbani një shishe të vogël me vete.

2. Fokusohuni të humbisni të paktën 10% nga pesha që doni të hiqni.

Jeni koshient që s’mund të humbisni sa kile dëshironi në të njëjtën kohë. Të paktën fokusohuni duke filluar me 10% e objektivit tuaj.

3. Tregohuni më të kujdesshëm me konusmin e ëmbëlsirave.

E dini që sheqeri i keq është armiku numër 1 i kileve tuaja, prandaj sa herë të shihni në copë ëmbëlsirë në shtëpi, injorojeni. E dimë që është e pamundur të shmangen gjatë festave, por duhet ta bëni. Filloni të mendoni për frutat dhe perimet.

4. Hani më shumë proteina

Duke konsumuar ushqime proteinike do të ndiheni të ngopur dhe kështu s’do të keni nevojë për ushqime që ju bëjnë të shtoni në peshë.

5. Mendoni pozitivisht për shmangur të ngrënën e tepërt

Ekspertët thonë se një nga shkaqet kryesore që i bën njerëzit të hanë më shumë seç duhet është mungesa e vetëbesimit. Duke mësuar veten që të fokusohet tek cilësia më e mirë dhe jo tek dobësitë do t’i bëni një nder të dyfishtë.

Burimi: The Science Times

Shpërndaje në: