Si t’i bëni veshjet tuaja të lira të duken të shtrenjta duke pasur parasysh këto 6 rregulla

Si t’i bëni veshjet tuaja të lira të duken të shtrenjta duke pasur parasysh këto 6 rregulla

Jo të gjithë ata që adhurojnë modën kanë paratë apo mundësitë të shpenzojë për veshje të shtrenjta. Megjithatë, edhe pse mund të vishemi lirë, mund ta bëjmë veshjen të duket bukur dhe jo aq e lirë sa është realisht. Nëse ndiqni disa rregulla mund ta bëni gardërobën tuaj të duket e mbushur me veshje firmash, edhe pse e vërteta është ndryshe. Çfarë duhet të keni parasysh?

Sigurohuni që të zgjidhni masën e duhur

Mos bëni kompromis me masën, pasi një veshje nuk duket bukur kur nuk ju rri mirë. Si mund të duket bukur një veshje që ju rri e ngushtë dhe ju thekson çdo imperfeksion të trupit?

Kujdesuni për rrobat

Edhe pse mund ta keni blerë lirë diçka, ajo mund të kërkojë kujdes të veçantë, kur vjen puna te larja apo hekurosja. Shihni me kujdes etiketat para se t’i fusni rrobat në lavatriçe dhe ndiqini gjithmonë instruksionet, në të kundërt mund ta dëmtoni veshjen dhe si rrjedhojë do të duket e rrudhosur ose e pushëzuar kur ta vishni. Po ashtu, varini ose palosini rrobat nëse doni që të kenë më shumë jetëgjatësi.

Zgjidhni aksesorët e duhur

Veshja nuk është e vetmja që ju bën të dukeni bukur dhe e veshur mirë. Aksesorët janë një pjesë e rëndësishme që duket sikur kompletojnë veshjen dhe i japin asaj një pamje tjetër. Ia vlen të investoni tek aksesorët duke qenë se mund t’i përdorni më shpesh se rrobat. Një çantë, një palë këpucë ose syze të mira do ta bëjnë veshjen pa dyshim të duket më e shtrenjtë. Zgjidhni një çantë dhe një palë këpucë që mund t’i vishni në përditshmëri dhe që kombinohen lehtësisht.

Investoni edhe te bizhuteritë

Zgjidhni bizhuteri fine, që mund të mbahen në përditshmëri dhe që shkojnë me çdolloj veshjeje.

Kushtoju vëmendje të veçantë flokëve dhe lëkurës

Edhe veshja më e mirë dhe më e shtrenjtë nuk do të duket bukur nëse flokët dhe lëkura juaj janë në gjendje të keqe. Flokët dhe lëkura (grimi) e kuruar janë çelësi që një veshje të duket luksoze.

Gjeni stilin tuaj dhe qëndrojini besnike atij

Është e rëndësishme të krijoni një stil tuajin. Do t’ju ndihmojë shumë në rrobat që do të zgjidhni për të blerë dhe do t’i kombinoni lehtësisht me ato që keni në gardërobë.

Shpërndaje në: