Si të zgjedhësh mishin e duhur për familjen,cili lloj është më i shëndetshëm dhe si ndikon në jetëgjatësinë e njeriut

Si të zgjedhësh mishin e duhur për familjen,cili lloj është më i shëndetshëm dhe si ndikon në jetëgjatësinë e njeriut

Proteinat janë blloqet e ndërtimit të qelizave të trupit. Ato përmbajnë aminoacidet thelbësore që nevojiten për një shëndet të mirë dhe që ndihmojnë në rindërtimin e masës muskulore, e cila tkurret me kalimin e moshës. Pula, gjeli i detit dhe vezët kanë më pak yndyra të ngopura të dëmshme, sesa mishi i kuq dhe janë burime të shkëlqyera të vitaminës B, ndihmojnë në proceset kryesore metabolike të trupit dhe në çlirimin e energjisë. Një anëtare e kësaj familjeje, vitamina B12, ndihmon shëndetin e sistemit nervor dhe kontribuon në prodhimin e vazhdueshëm të rruazave të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjenin. Dikur ato konsideroheshin si burim kolesteroli, por vezët janë më të mira për shëndetin nga sa mendohej. E verdha e vezës në veçanti përmban vitaminë A, acid folik dhe kolinë (burimi më i mirë natyror i kësaj lënde ushqyese), që ndihmon në mirëqenien e syve dhe të funksioneve të trurit. Edhe pse e verdha e vezës përmban shumicën e kolesterolit, studimet e fundit kanë treguar se nga ky kolesterol depërton shumë pak në gjak. Nëse niveli i kolesterolit tuaj është normal, ngrënia e disa vezëve në javë nuk përbën asnjë rrezik.

bianca
SI TË KONSUMONI SA MË SHUMË:  Në çdo recetë gatimi, zëvendësojeni mishin e viçit me mish pule. Përdoreni mishin e mbetur të pulës apo të gjelit të detit në sanduiçe ose sallata. Ruajeni mishin apo kotoletat e pulës në frigorifer, në qese të mbyllura me vakum dhe përdorini si bazë për sallata me perime ose për sanduiçe. Përdorni copa mishi pule ose gjel deti në gatime me bishtaja ose çomlek. Një vezë e zier shumë, është ushqim i përsosur që mund të merret me vete për t’u konsumuar para stërvitjes ose ndërmjet vakteve.

Shpërndaje në: