Si të visheni pas një ndarjeje

Si të visheni pas një ndarjeje

Kur pushtoheni nga dëshpërimi që pason një ndarje, gjëja e fundit që ju shkon ndërmend është mënyra si dukeni

Pas netëve të pafundme në shtëpi, me pizhame duke parë seriale skandaloze, vjen momenti për t’u bërë e paraqitshme dhe për të dalë sërish rrugëve.

Mund të thoni se s’mund të mirëmendosh veshjet pas ndarjes, sepse ngjan edhe më e dëshpëruar se më parë, por e keni gabim. Katie Holmes e vërteton më së miri.

Në gusht, Katie Holmes u nda nga Jamie Foxx pas gjashtë vitesh bashkë. Edhe pse lidhja e tyre ishte goxha private, aktorja e përballoi ndarjen duke u veshur çdo ditë e më bukur. Si për shembull kostum të kaltër sipër nga Gabriela Hearst dhe ky fustan ngjyrë qelibari.

Gjithçka nisi në fillim të shtatorit. Pak javë pas ndarjes, Holmes u fotografua teksa thërriste një taksi, veshur me jelekë dhe pulovër kashmiri. Jelekët 520-dollarëshe nga Khaite u shit e gjitha brenda orës.

 

Shpërndaje në: