Si të ushqeheni kur keni infeksion urinar
Infeksionet urinare janë ndër infeksionet bakteriale më të shpeshta dhe prekin më së shumti femrat. Këto infeksione mund të bëhen kronike, me një shfaqje rreth 3 herë në vit.
E. Coli është bakteri më i zakonshëm përgjegjës për infeksionet urinare, të cilat, sipas mjekëve nëse nuk trajtohen në kohë dhe siç duhet, mund të rezultojnë fatale.
Ushqimet që rekomandohen dhe ato që duhet të evitohen
Nëse funksioni renal është optimal, marrja e mjaftueshme e proteinave cilësore është e domosdoshme. Ushqime si veza, mishi, peshku, mishi i pulës, dhe djathi duhet të jenë prezente në çdo vakt. Mjekët sugjerojnë që të shmangen këto ushqime si: thanat, kumbullat e kuqe dhe vishnje, prodhojnë acid hipurik, i cili rrit aciditetin e urinës. Misri, thjerrëzat, buka, brumrat, kikirikët dhe arrat gjithashtu.
Marrja e mjaftueshme e ushqimeve me vitaminën C është e nevojshme për të parandaluar rishfaqjen e infeksionit. Ushqime të tilla janë agrumet, kivi, luleshtrydhet, specat e kuq.
1 lëng karote me portokall çdo mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë për të forcuar mbrojtjen kundër infeksionit. Ekspertët sugjerojnë evitimin e kafeinës dhe alkoolit, të konsumohet ujë mjaftueshëm.