Si të trajtohet problemi me gëlltitje
Mendohet se një e katërta e të rriturve amerikanë kanë probleme të gëlltitjes.
Studiuesit shpresojnë se njohuritë e reja do të ndihmojnë në trajtimin e pacientëve me këto probleme.
Një studim i kohëve të fundit vështroi ndryshimet në aftësinë për të ngrënë ushqim.
Studiuesit shpresojnë se gjetjet do të ndihmojnë me projektet e trajnimit të ekspertëve që mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve të gëlltitjes në të rriturit e rrezikuar, transmeton KosovaPress.
Studimi përfshinte 31 të rritur, mosha 62 deri në 91-vjeç, pa probleme me gëlltitje, dhe 33 të rinj të shëndetshëm të moshës 18 deri 28-vjeç.
Të dy grupet u nënshtruan një provë me rreze X që zbuloi mekanizmin e gëlltitjes së tyre të ushqimit. Testi tregoi për sa kohë fyti u mbyll gjatë gëlltitjes, ose sa kohë duhej të mbylleshin rrugët e frymëmarrjes gjatë gëlltitjes për të parandaluar që ushqimi të arratisej në mushkëri.
Te të moshuarit, ky problem fillon relativisht vonë. Kjo do të thotë se ushqimi arrin në fyt më vonë, dhe duhet të zgjasë më shumë për të parandaluar që ushqimi përmes ajrit të arrijë deri në mushkëri.
Kjo sjell të moshuarit në një rrezik më të lartë për të marrë ushqim në mushkëri, gjë që rrit rrezikun e inflamacionit të mushkërive për shkak të ushqimit në mushkëri, gjë që mund të çojë në vdekje, thonë hulumtuesit.
Edhe pse më të zakonshme janë te njerëzit e moshuar, problemet me gëlltitjen mund të ndodhin edhe te të rinjtë.
Rreth gjysma e pacientëve me diagnozë disfagia në Amerikë vdesin brenda një viti nga kjo diagnozë, sipas studiuesve. Trajtimet përfshijnë terapi rehabilitimi siç janë ushtrimet e gëlltitjes dhe trajnimi i forcës.
Gjetjet janë paraqitur kohët e fundit në takimin vjetor të Shoqatës për Kërkimin e Disfagisë në Baltimor- SHBA.