Si të shpëtoni brenda natës nga aknet që shkaktohen prej çrregullimet hormonale

Si të shpëtoni brenda natës nga aknet që shkaktohen prej çrregullimet hormonale

Të gjitha trajtimet e bukurisë dhe kremrat në botë nuk do t’ju ndihmojnë me grumbujt e mëdhenj, të dhimbshëm, ndonjëherë të ashpër, që karakterizojnë aknet hormonale. Si fillim duhet të kuptoni nga vijnë ato. Pothuajse të gjithë në një moshë nga 13 deri në 25 përjetojnë daljen e këtyre Puçrrave të cilat vijnë si pasojë e çrregullimeve hormonale.  Ato shfaqen si gunga të mëdha, të dhimbshme . Mund të zgjasin nga javë e deri në muaj.  Gjithashtu ka raste që mund të lënë shenja të thella. Ky lloj i akneve është i zakonshëm tek adoleshentët. Disa nga zgjidhjet për t’i larguar ato janë:

Antibiotikët: Antibiotikët oralë punojnë për të vrarë bakteret që shkaktojnë puçrrat në  fytyre. Disa antibiotikë, si ato të familjes tetracikline, janë gjithashtu anti-inflamatore, gjë që ndihmon në përmirësimin e skuqjes dhe ënjtjes. Rezultatet mund të shihen për  dy javë.

Kontraceptivë: Këto akne, veçanërisht tek të rriturit, kanë tendencë të jenë të lidhur me hormonet. Pilulat e kontrollit të lindjes dhe janë trajtimi më efektiv për puçrrat hormonale në gratë, çrregullimet e të cilëve kanë tendencë të ndodhin një javë apo më shumë para menstruacioneve.

Antibiotikë për përdorim të jashtëm: Kremrat ndihmojnë në vrasjen e baktereve që shkaktojnë puçrra fytyre, duke reduktuar inflamacionin, skuqjen dhe parandalimin e çrregullimeve para se të fillojnë. Dr. Weinstein këshillon që këto funksionojë më mirë kur përdoren rregullisht – si pjesë e një rutine të përditshëm – dhe jo si një trajtim i përkohshëm. Në këtë rast me ndihëm e farmacistit ose dermatologut mund të përdorni dhe antibiotikët në kremin tuaj.

Shpërndaje në: