Si të shpëtojmë nga sëmundjet e zemrës me ndihmën e celularit!
Stresi, tensioni i lartë, diabeti, yndyrnat, obeziteti, jeta pa lëvizje janë vetëm disa nga shkaqet që çojnë në probleme të rënda të zemrës dhe jo rrallë njerëzit nuk kanë dijeni se vuajnë nga këto sëmundje. Çelësi i eliminimit të tyre është konsulta e rregullt tek mjeku, si dhe kontrollet e përgjithshme.
Nisur nga nevoja për një ndërgjegjësim më të plotë shëndetësor dhe duke menduar për t’i dhënë më të mirën klientëve të saj, kompania Telekom Albania ka krijuar programin shëndetësor One Life në bashkëpunim me spitalet më të mira private në vend. Ky program i jep mundësinë të gjithë klientëve të kompanisë “Telekom” të përfitojnë vizita mjekësore dhe kontroll komplet falas.
Vizitat dhe kontrollet mund të kryhen tek spitali Hygeia dhe spitali Amerikan, si dhe në klinikat më të mira private në disa qytete të vendit, kështu të gjithë klientët Telekom kanë mundësinë të përfitojnë shërbimin më të mirë, kudo ku banojnë.
Në programin One Life përfshihen vizitat me mjekët kardiologë, ortopedë, kirurgë, obstetër-gjinekologë, pediatër, ORL dhe patologë. Këto vizita përfitohen pa limit, thjesht me një rimbushje.
Gjithashtu, One Life ofron edhe kontroll të plotë shëndetësor, mes të cilave edhe kontrolli i nivelit të glicemisë dhe kolesterolit e triglicerideve, tepër të rëndësishme për të zbuluar problemet me diabetin, si dhe zemrën. Mjekët shprehen se këto analiza janë të nevojshme për të gjithë individët, pasi sëmundjet instalohen në trup shumë kohë më parë se ato të shfaqin simptoma. Kontrollet mjekësore japin mundësinë që këto sëmundje të kapen në një fazë të hershme dhe të kurohen që në fillim.
Neglizhenca është fatale. Kushtojini vëmendje trupit dhe shëndetin tuaj duke kryer kontrolle te rregullta, dhe këtu ju vjen ne ndihmë programi shëndetësor One Life nga Telekom.
Këshilla për një zemër të shëndetshme
- Paraqitje dhe konsulta më të shpeshta me mjekun
- Kontrollet, që konsistojnë në vizita klinike, në bërjen e analizave periodike,
- Modifikimi i stilit të jetës
- Dietë e shëndetshme
- Aktivitet fizik
- Rënie në peshë
- Ndërprerje e duhanit kur janë duhanpirës
- Te pacientët që kanë hipertension, kujdes me kripën dhe sheqerin në ushqim