Si të shpenzoni më pak karburant në veturën tuaj?
Makina juaj mund të ketë shumë shpenzime. Për të minimizuar konsumin e karburantit, merrni parasysh këto tri këshilla të dobishme për t’ju ndihmuar në këtë drejtim.
Përdorni vaj me cilësi të lartë
Një vaj cilësor do të lubrifikojë në mënyrë optimale të gjitha pjesët mekanike të motorit, që në fund të fundit do të thotë konsum optimal i karburantit.
Balanconi gomat
Gomat e pa balancuara prishen shumë shpejt dhe ofrojnë më shumë rezistencë, kështu që motori duhet të punojë më shumë. Kështu, konsumi i karburantit rritet deri në 15 për qind.
Mirëmbani rregullisht motorin
Një makinë që nuk ka kaluar testin ekologjik ose që ka kandela të dëmtuara mund të konsumojë deri në 30 për qind më shumë karburant.