Si të shmangni ‘depresionin sezonal’

Si të shmangni ‘depresionin sezonal’

Ekspertët pretendojnë se ndryshimi i humorit gjatë një periudhe të caktuar të ndërrimit të stinëve mund të jetë një simptomë e një gjendjeje të vërtetë mjekësore që njihet si çrregullim afektiv sezonal (SAD).

Gjatë kësaj kohe, ju mund të keni ndjenja trishtimi dhe të ndiheni melankolikë. Mund të “përjetoni ndjenjë depresioni ose pakënaqësie të thellë që lidhet me përjetimin e të ftohtit apo ndryshimit të kohës”.

Sidoqoftë, më poshtë gjeni 6 mënyra për ta përmirësuar disi situatën:

1. Kur nuk po ndiheni mirë, filloni të rrisni qarkullimin e gjakut

Thënë ndryshe, një zgjidhje për t’u larguar nga mërzia e të ftohtit është të ushtroheni!

Në fakt, stërvitja është gjithashtu një kurë për t’u ndjerë më të lumtur.

Kjo sepse lëvizja e trupit tuaj (qoftë edhe për pak) do të ndihmojë në përmirësimin e hormoneve të përgjithshme të stresit, të cilat nga ana tjetër, do t’ju bëjnë të ndiheni shumë më mirë.

– Mund të filloni me ushtrime të moderuara.

– Provoni ecje të shpejtë, vrap të lehtë apo çiklizëm dhe përpiquni të krijoni një rutinë të thjeshtë ditore në komoditetin e shtëpisë.

2. Qëndroni ngrohtë gjatë ditëve të ftohta

Kjo mund të zvogëlojë simptomat e SAD. Të paturit ftohtë, mund të ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore, duke ju bërë të ndiheni më nervoz.

– Lërini rrezet e diellit të hyjnë gjatë ditës për të ngrohur shtëpinë.

– Pini çajra të ngrohtë.

– Mbani perdet mbyllur natën.

– Mbuloni dyshemenë me tapetë komod dhe mbulohuni mirë gjatë natës.

3. Përmbajuni një rutine gjumi të shëndetshme

Të qëndrosh në shtratin e ngrohtë mund të duket si zgjidhja perfekte, por ekspertët sugjerojnë të mos e ndryshoni rutinën tuaj, ose ta ndryshoni vetëm për ta përmirësuar atë.

– Programoni një kohë para-gjumi: Lejojini vetes 20-30 minuta për t’u relaksuar çdo natë para se të flini.

– Në momentin që flini dhe zgjoheni kur ju planifikuar, jepini vetes “çmime” të vogla, si për shembull, një ditë dedikuar vetëm vetes suaj.

– Flini çdo natë në të njëjtën kohë dhe ngrihuni çdo mëngjes në të njëjtën kohë, madje edhe gjatë fundjavave.

– Pas orës 3 të drekës, mos flini pasdite dhe gjatë ditës, mos flini më shumë se 20 minuta.

4. Provoni të ngrohni stomakun

Salep, kako e nxehtë, kafe, çaj, capuçino, të gjitha funksionojnë kaq mirë.

5. Konsideroni “terapinë e dritës”

Humbja e rrezeve të diellit mund të ndërhyjë në kiminë e trurit dhe të shkaktojë një ulje të niveleve të dopaminës dhe vitaminës D. Rrezet e diellit janë një nga mënyra më të rëndësishme për të luftuar “mërzinë e vjeshtës”.

– Shpenzoni sa kohë të mundeni në dritë natyrale dhe lëreni dritën të hyjë në shtëpi.

6. Përdorni vitamina

Shkaku i gjendjes tuaj shpirtërore të paqëndrueshme ose rraskapitjes, fare mirë mund të jetë një mungesë e vitaminës. Trupi juaj ka nevojë për vitaminat dhe lëndët ushqyese të nevojshme për të patur shëndet të qëndrueshëm.

Shpërndaje në: