Si të shmangim sëmundjet serioze nga qëndrimi për një kohë të gjatë ulur

Si të shmangim sëmundjet serioze nga qëndrimi për një kohë të gjatë ulur

Puna ditore shkakton probleme serioze me shëndetin, ndërkohë që mjekët tregojnë për mënyrat më të mira për të reduktuar rrezikun.

Mark Whiteley thonë se mënyra e të jetuarit në Britani të Madhe ka ndryshuar dukshëm në disa nga dekadat e fundit dhe më tepër se dhjetë milionë njerëz punojnë në zyre, duke qëndruar ulur deri në fund të orarit.

Avancimi i teknologjisë ka ndikuar që më me qejf i dërgojmë e-mail ndonjë kolegu se sa të flasim me të.

Por, kërkimet e fundit të publikuara në Annals Of Internal Medicine, tregon se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shkakton rrezikun nga vdekja e parakohshme.

Në studimin e Universitetit Columbia kanë marrë pjesë 8.000 njerëz dhe aty është zbuluar se ata që qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë janë dy herë më shumë të rrezikuar për të vdekur në katër vitet e ardhshme.

Qëndrimi ulur shkakton shtimin në peshë, e cila është e rrezikshme për organizmin.

Po ashtu duke qenë në mbipeshë rritet rreziku nga sëmundje kardiovaskulare, sulmet në tru dhe tipi 2 i diabetit.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë edhe zgjerimin e venave në këmbë, dhimbje në shpinë dhe funksion të dobët të zemrës.

Mjekët rekomandojnë që të bëjmë vizita të rregullta mjekësore dhe ushtrime të rregullta fizike.

Po ashtu, ata rekomandojnë që të ecim sa më shpesh, pasi kjo përmirëson shëndetin e zemrës dhe arterieve.

Çdo orë gjatë punës duhet çuar nga karrigia dhe duhet ecur pak, pasi kjo do të ndihmojë sistemin kardiovaskular. Po ashtu, kjo ndihmon në përmirësimin e koncentrimit dhe performancës.

Shpërndaje në: