Si të reagojmë kur fëmijët grinden?

Si të reagojmë kur fëmijët grinden?

Fatkeqësisht, realiteti shpesh mund të jetë krejtësisht ndryshe. Prandaj vendosim rregulla dhe kufij se si fëmijët të mos grinden.

Mirëpo, sërish ndodhin grindje, të cilat thjesht nuk arrijmë t’i pengojmë.

Derisa arrijmë të reagojmë, shpesh bëhet vonë. Dhe të gjithëve u shkaktohen dhembje.

Si sillemi në momente të këtilla, me çfarë toni flasim dhe cilat fjalë i përdorim do të ndikojnë te fëmijët më shumë se të gjitha sqarimet para ose pas incidentit.

Nëse ju në momentet e vështira tregoni brengosje dhe dhembshuri, edhe fëmija me kalimin e kohës do të fillojë ngjashëm të reagojë.

Me siguri jo menjëherë me rastin e grindjes së ardhshme, por njëherë me siguri se po.

Edhe pse në kulmin e grindjes, fëmija regjistron çdo lëvizje, shikim dhe qëllim tonin.

Prindërit gabojnë shumë kur përzihen në grindjet e fëmijëve, duke i dalë zot të vetit, e duke e qortuar a rrahur fëmijën e huaj, i cili shpesh është edhe fare i pafajshëm.

Faji kryesor për këtë bie në rend të parë mbi prindërit e fëmijës qaraman, mbasi ata nuk e njohin mirë fëmijën e vet, ose e kanë atë për hasret, e përkëdhelin së tepërmi, e ruajnë, i dalin zotit dhe e favorizojnë përtej masës.

Kështu, në vend që ta mësojnë të sillet njerëzisht si me motrat e vëllezërit ashtu edhe me shoqet e shokët jashtë shtëpisë, të mos i fyejë, t’i zgjidhë vetë mosmarrëveshjet që mund të ketë me ta dhe të mos kërkojë të jetë gjithmonë i privilegjuar në lojë prej të tjerëve.

Kështu prindi (më tepër nëna), duke mos e njohur mirë qaramanin e vet, i cili orë e çast ankohet e i fajësojnë të tjerët për çdo gjë, e duke mos marrë me kohë masa për pengimin e luftimin e atij vesi, lejojnë që ai fëmijë të shkojë rrugës së gabueshme e të edukohet keq.

Fëmijëve të tillë, të cilët përherë janë mësuar dhe u është bërë shprehi e keqe të ankohen e të fajësojnë vëllezërit, motrat ose shokët e shoqet e tyre dhe gjithmonë përpiqen që me lot në sy të gjejnë me zor gabime e faje te të tjerët, dita-ditës vijnë duke iu shtuar veset e duke u bërë kështu edhe më gënjeshtarë, më kryeneçë, më tekanjozë.

Të gjitha këto ndikojnë edhe në formimin e karakterit, të mospavarësisë e të paaftësisë për orientim të fëmijës së tillë në shoqëri në jetën e ardhshme.

Madje është rrezik se, nëse prindërit nuk marrin masa me kohë për t’ia luftuar fëmijës këtë ves të fajësisë së të tjerëve vend e pa vend, më vonë, kur të rritet, kjo mund t’i kthehet në shpifje, ves ky që është cilësi e njerëzve me karakter të dobët.

Shpërndaje në: