Si të qëndroni të freskët gjatë nxehtësisë

Periskopi.com Zoya

Përgjatë stinës së nxehtë është tejet e rëndësishme që të shmangni temperaturat e larta dhe të qëndroni të freskët.

Më poshtë sjellim disa këshilla si të ja dilni mbanë me këtë, përcjell KosovaPress.

Mbani shtëpinë tuaj të freskët

Shfrytëzoni ajrin e mbrëmjes që ta freskoni shtëpinë tuaj, dhe të largoni nxehtësinë që gjatë ditës është mbledhur.

Qëndroni larg të nxehtit

Shmangni temperaturat e nxehta sidomos gjatë ditëve më të nxehta, kryesisht prej orës 10:00 deri në orën 14:00, kur dielli është më i fortë, përcjell KosovaPress. Mos i lejoni fëmijët apo kafshët që të qëndrojnë në vapë.

Rëndësia e ujit

Mbani trupin tuaj të freskuar dhe të hidratuar. Përdorni rroba të lehta dhe të gjëra, bëni dushe të ftohta dhe vazhdimisht kujdesuni që të pini ujë, por shmangni alkoolin dhe kafeinën.

Shpërndaje në: