Si të praktikoni tantra-n për të patur gjithmonë seks të paharrueshëm

Si të praktikoni tantra-n për të patur gjithmonë seks të paharrueshëm

Pavarësisht se tantra ngatërrohet me seksin, ne fakt nuk ëshë vetëm tërheqja seksuale që ke për një person çfarë të bën ta shijosh aktin, por emocioni dhe energjia që shkëmbehet. Pra, tantra është lidhja mes tërheqjes fillestare fizike dhe asaj shpirtërore duke “angazhuar” ndjesitë positive, spontanitetin, enrgjinë sensuale, flirtin dhe duke larguar komplekset.

Njih trupin tënd

Ashtu si joga, tantra është “zgjim” fizik dhe shpirtëror, që kur fillon ta mësosh dhe ta praktikosh, je më i aftë për të kuptuar se çfarë të jep kënaqësi dhe si mund t’i plotësosh këto dëshira. Mos harro që energjia që jep gjatë aktit dhe lirshmëria që ke është e vetmja mënyrë për t’u kënaqur si vetë ashtu edhe partneri.

Njih edhe trupin e partnerit

Tantra nuk është e përqendruar vetëm te lidhja mes mendjes dhe trupit, por funksionon shumë mirë edhe si formë terapie që mund ta bëjnë vetë çiftet duke shprehur dëshirat e tyre seksuale, çfarë iu pëlqen e çfarë jo, nëse do donin të provonin diçka të re, etj. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të rritur dhe zhvilluar akoma më tepër ndjenjat për njëri-tjetrin.

– Si të krijosh momentin e përkujdesjes kur je vetëm

Meditimi është mënyra më e mirë për të çtensionuar trupin dhe në vend që ta lësh energjinë të largohet nga ti, përqendrohu te vetja dhe bëje të levizë te ti në çdo centimetër të trupit duke të dhënë fuqi.

Bëji vetes masazh relaksues me kremin e preferuar të trupit dhe me ngadalë bëji vetes masazh të lehtë në pikat që ke delikate, në gjoks, në bark, në krahë, në qafë, mes kofshëve. Shpeshherë procesi është më i bukur dhe entuziast sesa masturbimi që supozohet të jetë akti final, kështuq ë merr kohën tënde për të eksploruar çdo pjesë intime për të kuptuar çfarë të pëlqen dhe si ta bësh më mirë.

Mos harro që gjatë prekjes të marrësh frymë thellë dhe me ngadalë, ji prezent me ndjesitë që po kalon dhe lejoje veten të shijojë çdo emocion pa komplekse.

– Si të krijosh momentin e duhur me partnerin

Paraloja (që mund të jetë seks oral, masazh, një dush bashkë) është shumë i rëndësishëm për një seks të mirë dhe sigurohuni që në fillim çdo veprim të jetë i ngadaltë, sensual dhe të jeni totalisht të përqendruar në ndjesitë që po përjetoni.

Uluni përballë partnerit dhe shihuni në sy duke flirtuar për pak minuta, merrni frymë ngadalë, filloni të afroheni më levizje dhe shikim sensual duke prekur pjesë të trupit të partnerit me delikatesë. Pastaj vetëm puthje për disa minuta, fokusohuni në tensionin seksual që mbizotëron.

Seksi është opsional, tantra është më tëpër për përmbushjen shpirtërore sesa fizike. Jini kreativë, provoni pozicione të reja dhe shprehni si e doni çdo veprim, shijojeni në maksimum si ndjesi sepse nëse seksi do jetë më tepër sensual sesa mekanik, është një mundësi shumë e mirë për të krijuar ndjenja të forta me njëri-tjetrin sesa thjesht tërheqje seksuale.

Shpërndaje në: