Si të përkujdeseni për lulet gjatë temperaturave të larta

Si të përkujdeseni për lulet gjatë temperaturave të larta

Temperaturat e larta gjatë stinës së verës mund të shkaktojnë një numër të madh problemesh për çdo person – duke filluar nga netët pa gjumë, djersitja e shpinës, djegiet nga dielli, etj.

Megjithatë, në mesin e këtyre problemeve është edhe vdekja e luleve shtëpiake.

Sidoqoftë, kjo gjë mund të parandalohet.

Mbani larg freskoreve apo kondicionerëve të ajrit

Po, freskoret dhe kondicionerët e ajrit janë të mahnitshme për “trajtimin” e njerëzve, por, kur është fjala për bimët, kjo gjë ndryshon.

Mund të mendoni se duke e vendosur një lule para freskores ajo mund të mos nxehet tepërt, por faktikisht në këtë mënyrë vetëm i bëni më shumë dëm.

Kondicionerët e ajrit mund ta dehidratojnë ajrin përreth lules dhe në veçanti bimëve tropikale nuk u pëlqen ajri i ftohtë në gjethe.

Mbajtja e freskoreve në të njëjtën dhomë me lulet është në rregull, thjesht është e rëndësishme që të mos fryjnë direkt në lule.

Mos i lini lulet të qëndrojnë në ujë

Nëse lulja duket e tharë, është mirë ta ujitni, por mos i lini rrënjët të lundrojnë në ujë sepse kjo vetëm i dëmton ato.

Kujdes nga insektet

Lulet e shtëpisë janë të prira t’i joshin insektet në ditët me temperatura të larta, prandaj është mirë që të kujdeseni nga insektet.

Ujitni siç duhet

Fillimisht sigurohuni ta ujitni dheun dhe jo gjethet.

Gjithashtu është mirë që t’i ujitni me ujë që ka temperaturën e dhomës.

Shpërndaje në: