Si të përdoret drejt tamponi: Këtë duhet patjetër ta bëni nëse laheni pa e hequr atë
Verës, gjithnjë e më shumë femra përdorin tamponë në vend të pecetave në mënyrë që pa pengesa të mund të kënaqen në plazh dhe në ujë gjatë ciklit menstrual.
Megjithatë, janë gjithnjë e më shumë femra të cilat pikërisht nuk dinë se si të përdorin tamponin, andaj bëjnë gabim shumë serioz.
Është shumë me rëndësi që tamponi të ndërrohet në çdo tri deri katër orë, përkatësisht nëse planifikoni të kënaqeni me aktivitetet të cilat përfshijnë edhe ujin, atëherë duhet ta ndërroni menjëherë kur dilni nga uji.
Pos kësaj, shkaktarë të shpeshtë të infeksioneve gjithsesi janë pishinat publike ku të gjithë shkojmë dhe për të cilat as që na shkon mendja derisa të na ndodhë që të “mos harrojmë” ndonjë infeksion kërpudhor, transmeton Telegrafi.
Për çdo rast, nëse keni infeksione para vënies së tamponit, lyeni atë me ndonjë krem kundër infeksioneve kërpudhore, por nëse vuani nga inflamacioni i fshikëzës, tamponin vine më me kujdes se zakonisht dhe nuk do të duhej të kishit kurrfarë problemi.
Shumica e femrave pyesin se a është në rregull që vënë tampon preventiv, përkatësisht atyre ditëve kur i presin t’u vijnë menstruacionet apo akoma nuk u kanë ardhur.
Duhet ta dini që përdorimi preventiv i tamponit nuk është i dëmshëm dhe lirisht mund ta përdorni, por mos e teproni, po ashtu mos e teproni edhe me pecetat, sepse vagjina juaj duhet “të marrë frymë” lirisht.