Si të parandaloj përhapjen e gripit në familje?
Nëse fëmija juaj është me grip dhe po përpiqeni të ruani fëmijët e tjerë apo anëtarët e tjerë të familjes që të mos preken edhe ata nga gripi duhet të tregoni shumë kujdes me higjienën dhe jo vetëm.
Si të parandaloj përhapjen e gripit në familje?
1.Lëreni fëmijën të flejë në dhomë më vete nëse është e mundur me sa më pak kontakt me njerëzit e tjerë
Teshtimat mund të përhapin virusin e gripit me një shpejtësi të pabesueshme mes anëtarëve të famlijes, prandaj qëndrimi “i izoluar” sa më shumë të jetë e mundur është një masë e mirë mbrojtëse.
2.Mbajeni të pastër
Lani duart sa më shpesh, fërkojini me ujë të ngrohtë e sapun për të paktën 20 sekonda. Shaminë dhe pecetën e fëmijës mbajeni më vete nga të tjerët.
3.Të mbajë shami kur teshtin ose kollitet
Nëse nuk i gjendet një e tillë, këshillojeni fëmijën të vendosë pjesën e parakrahut përpara gojës kur teshtin ose kollitet.
4.Mos ruani mbetje ushqimesh për më vonë
Ato janë burim i mirë mikrobesh dhe fëmija është më i ndjeshëm nëse është i sëmurë.
5.Spruconi dhe lani duart me dezinfektantë
Sa më shumë të mundeni, dezinfektoni duart pas sendeve që prekni.