Si të parandalohet diabeti
Është një sëmundje shumë e keqe, dhe është i pranishëm tek shumë njerëz. Por tipi 2 i diabetit është plotësisht i parandalueshëm. Vetëm nëse ndiqen disa këshilla të thjeshta.
Humbja e peshës së tepërt
Të qenit mbipeshë mund të jetë shumë e rrezikshme. Nëse keni peshë të madhe, ju rrezikoheni më shumë se sa njerëzit që kanë peshë mesatare, raporton “DW”, transmeton Periskopi.
Ushtrime, ushtrime, ushtrime
Gjithmonë lëvizë. Kjo nuk do të thotë që duhet të ushtroni vetëm për maratonën e ardhshme. 30 deri në 60 minuta ushtrime mund të ndihmojë në zhdukjen e tipit 2 të diabetit. Mundohuni që në vend të veturës të vozsini një biçikletë. Kjo është e mundur.
Ushqehuni shëndetshëm
Të gjithë ne është e pamundur t’i rezistojmë çipsave, çokollatave, torteve, pomfritit, por mundohuni të qëndroni larg këtyre ushqimeve. Duhet gjithashtu të qëndroni larg bërxollavë të yndyrshëm të derrit, salsiçeve dhe pleskavicës, si dhe ushqime të tjera me një sasi të lartë të yndyrës. Por cilat ushqime duhet të ndjeken? Në vend të çokolladës, ju mund të konsumoni një mollë ose dardhë.
Përdorni përbërës të shëndetshëm kur gatuani
Rregulla e artë: Përdorni sa më pak yndyrë që është e mundur. Dhe nëse nuk mund të menaxhoni pa të, përdorni acide yndyrore të pangopura, të tilla si vaj ulliri. Sidoqoftë, mos përdorni gjalpë të klasifikuar, kokosit ose vaj palme.
Qëndroni larg limonadës, coca colas dhe pijeve të tilla
Të ashtuquajturat pije të buta janë shumë shqetësuese: Mbi 36 kokrra sheqeri në një shish do thotë një “bombë kalorie”. Trupi juaj direkt metabolizohet brenda yndyrës nëse konsumoni pije që kanë sasi të mëdha të sheqerit.
Pini shumë pak ose aspak alkool
Pija e alkoolit mund të shtojë dhjamet në trupin tuaj. Gjysmë litri të birrës përmban 200 kalori; një litër verë përmban rreth 300.
Shijoni kafen tuaj
Ju mund të pini kafe pa keqardhje. Shkencëtarët kanë zbuluar se kafja përmban substanca të ndryshme bimore që mund të ndikojnë në metabolizmin tuaj të sheqerit. Pirja e shumë kafeve brenda një ditë shton rreziqet për diabetin. Ekspertët këshillon që brenda një ditë duhet të pihen më pak së gjashtë filxhana kafe.
Gjumi i mirë
Gjatë gjumit, trupi juaj rigjenerohet dhe djeg kaloritë dhe kështu largon yndyrën. Paqja dhe qetësia nuk mund të ndihmojnë vetëm për të parandaluar diabetin, por edhe për të ulur rrezikun për shumë sëmundje të tjera./Periskopi/