Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Zakonisht, ngrënia e thonjve nuk nis si rezultat i ankthit apo stresit, por vëzhgohet dhe mësohet në moshë të hershme. Me kalimin e kohës, shndërrohet në ves që shërben për të menaxhuar situatat e vështira dhe të ngarkuara emocionalisht. Si veprim fizik, ngrënia e thonjve të shpërqëndron dhe ofron një lloj çlirimi në momente ankthi ose tensioni.
Çelësi i heqjes dorë qëndron në motivin tuaj. S’ju pëlqejnë si duken duart me thonj të ngrënë ose doni të gjeni një tjetër mënyrë për t’u përballur me ankthin, është me rëndësi të përcaktoni pasojat negative të ngrënies së thonjve dhe të bëni të qartë arsyen pse doni të hiqni dorë nga ky ves.
Më pas, duhet të kërkoni mënyra alternative për të shpërqëndruar veten dhe për të menaxhuar emocionet negative. Mund t’ju ndihmojnë aktivitete të thjeshta si për shembull leximi, ose të shkruheni me miq, ose të luani lojëra në telefon. Diçka që jua mban duart e zëna. Është me shumë rëndësi të krijoni një set veprimesh që ju falin qetësi. E zëmë, kur të ndjeni nevojën të hani thonjtë, ngrihuni dhe bëni një gotë çaj, ose aplikoni një krem për duart.
Këto metoda mund të veprojnë krah për krah me produkte të tjera që janë dizenjuar pikërisht për të luftuar ngrënien e thonjve si puna e manikyrëve me shije të pakëndshme. Këto produkte mundësojnë shoqërimin e vesit me pasojat e tij, duke e bërë më të lehtë shtypjen e veprimit. Sidoqoftë, për ndryshim domethënës, duhet të jeni proaktivë. Identifikoni pse i hani thonjtë në radhë të parë dhe më pas gjeni aktivitete të tjera më të shëndetshme për ta zëvendësuar.