Si të mësojmë fëmijën të mos përdorë më pelenat, metoda tre-ditore që po çudit nënat e reja
Sipas mjekëve pediatër, shumë fëmijë janë gati të fillojnë të mësojnë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit, midis moshës 2-4 vjeç, por nuk duhet të harroni se fëmijët ndryshojnë nga njëri-tjetri
Disa prej tyre mund të mësojnë në një periudhë prej 3-4 javësh ndërsa disa të tjerë duan më shumë kohë. Por teknika e famshme Fellom ndihmon fëmijët tuaj të heqin dorë nga pelenat dhe të mësojnë përdorimin e oturakut brenda 3 ditësh.
Vendosni disa oturakë plastikë në të gjitha dhomat e shtëpisë dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
1. Dita e parë: Lëreni fëmijën zhveshur nga mesi e poshtë gjithë ditën. N.q.s ju thotë se ka nevojë të kryejë nevojat personale, këshillojeni të përdorë oturakun në dhomën më të afërt. Bëni disa ndryshime në regjimin e zakonshëm ushqimor, si për shembull jepini të hajë ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji ose kripe. Kjo gjë do e nxisë të përdorë më shpesh tualetin.
Merreni fëmijën në banjo me ju dhe tregojini të gjithë hapat që duhet të ndjekë para se të përdorë WC-në. Fëmijët mësojnë shumë shpejt kur u tregoni shembuj konkretë. Rikujtojini që është mirë të shkojë në tualet para gjumit të drekës dhe të darkës. Gjatë gjumit përdorni pelena që të mos rrezikoni ndonjë incident.
2. Dita e dytë: Dita e dytë është një vazhdimësi e të parës, por me disa ndryshime të vogla. Nxirreni fëmijën shëtitje rreth e rrotull shtëpisë ose në lagje, por para se ta bëni këtë këshillojeni të shkojë në tualet.
Ky veprim do e mësojë që të shkojë në të ardhmen vetë në banjo. Kur të dilni jashtë mos i vendosni pelena, në momentin e parë që do të dojë të shkojë në banjo do të kërkojë të kthehet në shtëpi. Jepini të pijë sa më shumë ujë dhe lëngje.
3. Dita e tretë: Gjatë ditës së tretë, vazhdoni me po të njëjtin regjim, por shtoni oraret e shëtitjes, këshillon Living. Sa herë që fëmija del jashtë këshillojeni të përdorë tualetin. Tashmë kur të ktheheni në shtëpi, ai do e dijë se ku duhet të shkojë.
Ky proces i sjelljeve të fituara nuk vepron njëlloj me të gjithë fëmijët. N.q.s nuk funksionon, duhet të prisni rreth 6 deri në 8 javë për ta provuar përsëri.