Si të mësojmë fëmijën të mos përdorë më pelenat, metoda 3 ditore që po çudit nënat e reja

Si të mësojmë fëmijën të mos përdorë më pelenat, metoda 3 ditore që po çudit nënat e reja

Sipas mjekëve pediatër, shumë fëmijë janë gati të fillojnë të mësojnë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit, midis moshës 2-4 vjeç, por nuk duhet të harroni se fëmijët ndryshojnë nga njëri-tjetri. Disa prej tyre mund të mësojnë në një periudhë prej 3-4 javësh ndërsa disa të tjerë duan më shumë kohë. Por teknika e fashme Fellom ndihmon fëmijët tuaj të heqin dorë nga pelenat dhe të mësojnë përdorimin e uturakut brenda 3 ditësh. Vendosni disa uturakë plastikë në të gjitha dhomat e shtëpisë dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

1.Dita e parë: Lëreni fëmijën zhveshur nga mesi e poshtë gjithë ditën. N.q.s ju thotë se ka nevojë të kryejë nevojat personale, këshillojeni të përdorë uturakun në dhomën më të afërt. Bëni disa ndryshime në regjimin e zakonshëm ushqimor, si për shembull jepini të hajë ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji ose kripe. Kjo gjë do e nxisë të përdorë më shpesh tualetin. Merreni fëmijën në banjo me ju dhe tregojini të gjithë hapat që duhet të ndjekë para se të përdorë WC-në. Fëmijët mësojnë shumë shpejt kur u tregoni shembuj konkretë. Rikujtojini që është mirë të shkojë në tualet para gjumit të drekës dhe të darkës. Gjatë gjumit përdorni pelena që të mos rrezikoni ndonjë incident.

2.Dita e dytë: Dita e dytë është një vazhdimësi e të parës, por me disa ndryshime të vogla. Nxirreni fëmijën shëtitje rreth e rrotull shtëpisë ose në lagje, por para se ta bëni këtë këshillojeni të shkojë në tualet. Ky veprim do e mësojë që të shkojë në të ardhmen vetë në banjo. Kur të dilni jashtë mos i vendosni pelena, në momentin e parë që do të dojë të shkojë në banjo do të kërkojë të kthehet në shtëpi. Jepini të pijë sa  më shumë ujë dhe lëngje.

3.Dita e tretë: Gjatë ditës së tretë, vazhdoni me po të njëjtin regjim, por shtoni oraret e shëtitjes. Sa herë që fëmija del jashtë këshillojeni të përdorë tualetin. Tashmë kur të ktheheni në shtëpi, ai do e dijë se ku duhet të shkojë. Ky proces i sjelljeve të fituara nuk vepron njëlloj me të gjithë fëmijët. N.q.s nuk funksionon, duhet të prisni rreth 6 deri në 8 javë për ta provuar përsëri.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Muharremi për Kurtin: Pse po sillet si humbës dhe kaq i frustruar kur mendon se do të del i pari

Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane ka komentuar fjalimin e liderit të VV-së, Albin Kurtit…

Reshje dëbore në Kukës – qindra banorë të bllokuar nga moti i keq

Qyteti i Kukësit vijon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e…

Presidenca polake: Raportet me Serbinë, kusht për integrimin në BE

Më 1 Janar 2025  kur e mori presidencën gjashtë mujore të Këshillit të Bashkimit Evropian,…

“Jo për shkak të disa negociatave të veçanta…”, deklaratat e O’Brien për serbët në veri dhe thirrja për dialog

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës…

Vrasja në Tiranë/ Biznesmeni u qëllua nga afër, dy plumba i mori në gjoks

Biznesmeni 56-vjeçar Bujar Nasufi që mbeti i vrarë në një atentat mbrëmë në Tiranë është…

Lajçak: Këtë javë në Bruksel do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se këtë javë do…

Hamza sot viziton Krushën

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot do të vizitojë Krushën.…

Arrestohet një person në Zveçan, iu konfiskuan armë, fishekë e thikë

Një person është arrestuar në Zveçan, pasi i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri,…