Si të lexoni fshehurazi mesazhet në WhatsApp dhe Facebook
Njoftimi që tregon se marrësi e ka lexuar mesazhin, bën që ta kemi thuajse e pamundur që të fshihemi, megjithatë ka disa metoda se si mund t’i menaxhojmë këto raste.
Facebook Messenger dhe ËhatsApp i sjellin mesazhet në formë njoftimi, që shfaqet në ekranin e telefonit. Kjo e bën të lehtë që ta lexoni përmbajtjen e tij pa patur nevojë për ta hapur. Sigurisht, bëhet fjalë për të lexuar një pjesë të mesazhit, megjithatë shpesh mund të mjaftojë për të kuptuar përmbajtjen.
Gjithashtu, Airplane mode ju vjen në ndihmë në raste të tilla. Në momentin që mesazhet që doni të kontrolli janë në pajisjen tuaj, e vetmja gjë që duhet të bëni është që të parandaloni që tjetri të marrë vesh nëse e keni lexuar ose jo duke përdorur “Airplane mode”.
Duke aktivizuar këtë opsion, nuk do të keni internet në telefon, duke i lejuar kështu vetes që të shihni mesazhin që ka mbërritur pa u njoftuar dërguesi. Kjo funksionon në ËhatsApp dhe Facebook Messenger.(JOQ)