Si të largoni vajin nga rrobat?

Si të largoni vajin nga rrobat?

Vaji është produkt shumë i vështirë për t’u hequr nga rrobat. Nëse ju bëni bluzën tuaj me vaj teksa gatuani, mundësia që të lahet është e vogël. Megjithatë nëpërmjet disa mënyrave praktike ju mund të bëni rrobat tuaja siç ishin.

1 – Me anë të një letre largoni sa më shumë vaj të jetë e mundur.

2 – Më pas hidhini pudër bebe për ta thithur yndyrën në mënyre që ajo të mos depërtojë shumë.

3 – Pasi keni hedhur pudrën merrni me gisht pak sasi detergjenti për rrobat dhe lëreni për disa minuta.

4 – Pasi e keni lënë për disa minuta merrni një furçë dhëmbësh për ta fërkuar dhe në fund shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Shpërndaje në: