Si të largoni aromën e keqe të këpucëve

Si të largoni aromën e keqe të këpucëve

Ju bezdis aroma e pakëndshme e këpucëve? Eleminojeni duke përdorur këto mënyra.

Era e pakëndshme e këpucëve na bezdis të gjithëve pa përjashtim. Bakteret në këpucë mund të eliminohen duke përdorur disa mënyra që nuk ju kushtojnë aspak dhe që keni  në shtëpi çdo gjë që ju nevojitet për të zgjidhur këtë problem.

Portokalli

Lëvozhgat e agrumeve janë mjeti i përsorur për të hequr erën e këpucëve. Ato do të thithin çdo erë të pakëndshme.

Përdorni pudër bebi

Aplikoni pudrën e bebeve, pëprara se t’i vishni dhe pasi i hiqni këpucët.

Ngrini këpucët

Vendosini këpucët tuaja në një qese plastike dhe mbajini ato në frigorifer gjatë një nate. Ngrirja e këpucëve vret bakteret që prodhojnë erën e pakëndshme.

Përdorni letrat aromatike

Fijet në letrat e thata ndihmojnë në thithjen e aromave nga pëlhura në këpucët tuaja. Ngjitni një ose dy fletë aromantike në këpucët tuaja dhe lërini të paktën katër orë ose gjatë natës

Kripë

Mbushni dy lugë kripë në një filtër kafeje ose fletë tharëse dhe t’i lidhni. Kripa do të ndihmojë në thithjen e çdo lagështie që shkakton erë.

Mbajini në ambient të thatë

Në rast se lani edhe këpucët, jo vetëm shtrojat e tyre, sigurohuni t’i mbani ato në një vend sa më të thatë. Vendosini pranë një ngrohëseje ose në një vend ku bie dielli. Duke i mbajtur ato të thata, ju ndihmoni në parandalimin e shtimit të baktereve që do t’ju shkaktojnë erë.

Shpërndaje në: