Si të kuptoni nëse trupi juaj ka nevojë për detoksifikim; Shenjat e para që jep ai
Trupat tanë janë të ekspozuar ndaj shumë kimikateve gjatë gjithë vitit. Në fakt, një personi mesatar është i ekspozuar ndaj 2.5 miliardë kilogramë kimikate toksike në vit! Me kalimin e kohës, toksina në trupin tonë arrijnë një nivel që mund të çojë në simptoma të tilla si shtim në peshë, lodhje ose sëmundje të tjera.
Sidoqoftë, nuk duhet të rrimë ulur dhe të lejojmë që trupat tanë të vuajnë pasojat e mjedisit tonë. Në vend të kësaj, ne mund të zgjedhim të bëjmë një detoksifikim. Ky proces është kur i heqim mbeturinat nga trupat tanë. Shenjat për të kuptuar nëse keni nevojë për një detoksifikim janë këto:
Dhimbje koke: Është e vërtetë se dhimbja e kokës mund t’i atribuohet një numri çështjesh të tilla si hidratimi i ulët ose stresi. Megjithatë, sipas Healthy Food House, toksinat në trup mund të irritojnë sistemin nervor qendror duke rezultuar në dhimbje koke.
2. Bark i fryrë / dhëmbë të verdhë: Dhëmbët e verdhë dhe fryma kronike e keqe mund të jenë shenja fizike të kimikateve në trupin tuaj.
3. Dhimbja e muskujve: Kimikatet në trup mund të ndikojnë në muskujt dhe nyjet tuaja. Nëse ndjeni dhimbje kronike dhe keni përjashtuar çështje të tjera të mundshme, përgjigja mund të jetë thjesht se trupi juaj është duke u përpjekur të përballet me shumë toksina.
5. Keni shumë pak energji: Kur trupi juaj ka një mbingarkesë të toksinave, ju mund të ndjeni lodhje ekstreme që nuk mund të frenohet nga pushimi.
6. Pagjumësi: A keni vështirësi të flini? Kjo tregon se trupi juaj është duke ju thënë se ka nevojë për një detoksifikim. Sipas “Health house, kur trupi juaj ka toksina ndikon në qarkullimin e gjakut që mund të çojë në pagjumësi.
7. Dhjami i tepërt në bark: Yndyra “kokëfortë” e barkut mund të jetë një thirrje për ndihmë nga mëlçia juaj. Sipas “Save our bones”, barku juaj mund të duket i fryrë nëse mëlçia juaj është e fryrë ose jofunksionale. Një shenjë treguese është kur yndyra shfaqet në stomak e sipër.