Si të kuptohet nëse fëmija është autik

Si të kuptohet nëse fëmija është autik

Diagnostikimin e saktë mund ta bëjë vetëm mjeku! Ndërkaq ju mund të praktikoni një test shumë të thjeshtë duke vëzhguar sjelljen e fëmijës gjatë ditës dhe natës që në muajin e 2 të jetës.

Prania ose jo e autizmit  përcaktohet nga ato çfarë fëmija nuk është në gjendje të bëjë në një moshë të caktuar. Sipas studimeve kontakti me sytë është shumë i rëndësishëm, duke theksuar edhe rëndësinë e buzëqeshjes si edhe vëmendjes vizuale.

4 hapat e testit të autizmit (të përshtatshëm për fëmijë nga mosha 2-9 muajsh)

  1. Skanimi i objekteve dhe imazheve

I tregoni fëmijës 2 objekte:

Një pikturë mMbani një objekt në një dorë dhe tjetrin në dorën tjetër, duke qëndruar para fëmijës tuaj me një distancë prej 30 cm nga fytyra e tij. Fëmija mund të qëndrojë shtrirë ose ulur. Numëroni sa herë fëmija përqëndron shikimin midis objektit dhe pikturës në një minutë (në formë skanimi). Zakonisht fëmija do të skanojë secilin prej objekteve 4-8 herë në minutë, gjë e cila do të jetë edhe më e shpeshtë nëse fëmija është më i madh.

  1. Testi i objekteve dhe tingujve

Fëmija duhet të qëndrojë në një karrige të lartë. Merrni një objekt interesant (edhe në këtë rast mund të përdorni një pikturë me ngjyra) si edhe një zile që bën një zhurmë të këndshme. Në momentin që fëmija është duke parë pikturën ju duhet t’i bini ziles të cilën fëmija nuk duhet ta ketë para syve. Sjellja normale do të jetë ajo e karakterizuar nga interesi i fëmijës për të gjetur burimin e tingujve, shkruan pernenat.al.

Nderkohë mbani shënim:

Sa shpesh fëmija kthen kokën për të gjetur nga vjen tingulli;

Pas sa kohësh nga momenti që filluat t’i binit ziles fëmija filloi të kthente kokën. Zakonisht fëmija duhet të kthehet pas 2-3 sekondave. Edhe në këtë rast sa më i madh të jetë ai aq më shpejt do të shkëputë shikimin nga piktura për të ndjekur tingujt.

  1. Marrëdhëniet sociale

Për të bërë këtë test fëmija juaj duhet të jetë të paktën 3 muajsh. Shikoheni beben në fytyrë duke qëndruar serioze dhe më pas bëj një buzëqeshje të madhe. E bëni këtë veprim katër herë rresht duke mbajtur secilën buzëqeshje për 5 sekonda në fytyrë. Mbani shënim sa herë bebi i është përgjigjur buzëqeshjes tuaj. Zakonisht bebi do t’ju buzëqeshë sa herë ta bëni edhe ju.

  1. Përdorni një objekt të kuq

E vendosni bebin në shpinë dhe anash kokës së tij, nga te dyja anët vendosni nga një jastëk në mënyrë që ai të mos e kthejë shumë kokën. Merrni një top të kuq dhe e kaloni nga e majta në të djathë me ngadalë dhe anasjelltas. Shkruani sa herë e ndoqi fëmija topin dhe nëse e skanoi atë vetëm në një distancë të vogël. Normalisht pritet që fëmija të skanojë objektin vetëm me sy, pra pa lëvizur kokën. Sa më i madh të jetë ai aq më butësisht do ta skanojë objektin.

E theksojmë sërish: këto teste nuk ju bëjnë të aftë për të diagnostikuar autizmin, por mund t’ju orinentojnë disi për të biseduar me mjekun. Rezultatet e testit duhet t’ja paraqisni mjekut.

 

Shpërndaje në: