Si të kujdeseni për lëkurën e duarve gjatë dimrit

Si të kujdeseni për lëkurën e duarve gjatë dimrit

Kujdesin që kemi për fytyrën në këtë kohë duhet ta kemi edhe për duart.

Sigurisht se në mot të ftohët të gjithë mbajmë në duar dorëza për faktin që i ftohti të mos na e dëmton lëkurën.
Këto janë disa këshilla që bëni mirë t’i ndjekeni nëse dëshironi të keni duar të buta.

Larja e duarve

Sigurisht që zakoni i larjes së duarve është më se i përditshëm, por kur kemi të bëjmë me mot të ftohtë këshillohet të mos përdoret shumë sapun dhe të lahen me ujë të vakët. Kjo për të mbajtur lëkurën e duarve të pastër dhe të hidratuar.

Vaji i ullirit

Një aleat i mirë për duart është vaji i ullirit. Lëkura e fytyrës dhe duarve është më e ekspozuara ndaj të ftohtit, prandaj në fund të ditës duhet t’i masazhojmë për t’i mbajtur të buta dhe për të larguar qelizat e vdekura. Këtë mund ta bëni duke përzier disa lugë vaj ulliri e mjaltë dhe pak qumësht apo kos.

Zgjedhin kremat me kujdes

Mes kremrave, është mirë të zgjidhni ato të cilësisë së parë. Përveç tyre, ato që kanë në përbërje vaj kokosi apo gjalpë shea, të pasura me veti të shumta që parandalojnë plakjen e parakohshme, gjithashtu dhe vaji i bajames i pasur me vitaminë E.

Masazhoni duart

Para se të flini duhet të masazhoni lehtësisht duart, duke bërë të mundur që vaji të penetrojnë në brendësi të lëkurës dhe të riaktivizojë qarkullimin. Do të ishte më mirë të nisni nga majat e gishtave deri në fund të pëllëmbës.

Shpërndaje në: