Si të kujdesemi për sytë?

Si të kujdesemi për sytë?

 

Lodhja dhe skuqja e syve shkaktojnë simptoma të tilla, si dhembja e kokës apo shikimi i turbullt. Ushtrimi i syve është një nga gjërat e thjeshta të cilën shumë pak njerëz e bëjnë, por që ndihmon jashtëzakonisht shumë për ta mirëmbajtur shikimin e mirë.

Ushtrime për të qetësuar sytë

1-Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Errësira besohet se ndihmon në forcimin e qelizave të foto receptorit në sytë tuaj, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit të mirë

2- Rrotullojeni kokën në lëvizje rrethore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Fillojani nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lartë-poshtë. Edhe ky ushtrim e rritë qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.

3-– Mbyllni sytë shumë për tre deri në pesë sekonda, pastaj hapni. Këtë përsëriteni shtatë herë sepse ndihmon në relaksimin e muskujve të syve dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut te sytë.

Përveç ushtrimeve, ju mund të kujdeseni për sytë duke ndjekur edhe këto rregulla. Fillimisht, niseni me vendosjen e disa fetave të kastravecit apo patates shumë të ftohtë mbi sy. I mbani ato përreth 15 minuta dhe më pas i hiqni. Kastraveci ka veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në qetësimin e irritimit të lëkurës dhe sidomos të syve. Një metodë tjetër, është vendosja e pecetave të pastra dhe të lagura me kamomil të ftohtë, të cilat duhet t’i vendosni mbi qepalla. Sytë tuaj mund të jenë më të shplodhur.

Syzet e diellit

Përdorimi i syzeve të diellit për mbrojtje duhet të fillojë gjatë fëmijërisë. Duke zvogëluar ekspozimin nën rrezatimin diellor, është e mundur që të parandalohet dëmtimi i indeve okulare nga rrezet ultravjollcë.

Qëndrimi përpara kompjuterit

Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi për rreth një minutë. Sytë të rrotullohen në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash. /gsh

 

Shpërndaje në: