Si të keni thonjë të fortë dhe të shëndetshëm?!- Ndiqni këshillat
Femrat janë gjithmonë në kërkim të trukeve për të forcuar thonjtë. Pa qenë nevoja të lini takim tek estetistja, mjafton të bëni disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme dhe thonjtë jo vetëm që nuk do t’ju thyhen, por do të rriten edhe më shpejtë.
Përdorni një shtresë bazë për forcimin e thonjve.
Një nga mënyrat më të lehta për të forcuar thonjtë tuaj është duke aplikuar një shtresë bazë përforcuese.
Mos i kafshoni ata.
Limojini thonjtë në formë ovale dhe jo katrore.Duke i mbajtur thonjtë tuaj të rrumbullakët, janë më pak të prirur për t’u thyer sepse skajet do të ndjekin formën natyrale të gishtërinjve tuaj.
Për të hequr manikyrin përdorni një produkt që nuk dëmton thonjtë. Kur ju pastroni thonjtë, ju hiqni një shtresë të hollë të thonjve tuaj gjatë këtij procesi. Kjo praktikë mund të dobësojë thonjtë tuaj me kalimin e kohës.
Mos i prisni kutikulat tuaja dhe mbajini të hidratuara.
Merrni shtojca Biotine. Sigurohuni që të bisedoni me mjekun tuaj para se të shtoni ndonjë lloj suplementi të tillë në dietën tuaj.
Hiqni dorë nga akriliku dhe thonjtë artificial. Procesi i vendosjes së thonjëve artificial dhe akrilikut dëmton shtresën e thonjëve tuaj dhe i dobëson ata./periskopi.com