Si të jetoni shëndetshëm duke shfrytëzuar benetet e notit
A e keni ditur që, nëse praktikoni notin, ju do të forconi zemrën, rrisni fleksibilitetin, përjetoni aventurë, humbni peshën e tepërt si edhe shumë e shumë dobi të tjera do t`i bënit trupit dhe mendjes suaj.
Noti për balancim të peshës dhe rritje të fleksibilitetit
Noti vërtet luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë, sidomos ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e muskujve. Po ashtu ndihmon edhe në zgjatjen e trupit, e veçanërisht nëse ju praktikoni not gjatë moshës 14-18 vjeçare. Përpos muskujve, noti ndihmon edhe në rregullimin e metabolizmit. Praktikimi i notit, qoftë nëse e bëni atë edhe në një pishinë të ngrohtë, mundëson tendosjen e muskujve, rritjen e fleksibilitetit dhe zgjatjen e tyre në trup. Edhe pas një vrapi të lehtë, preferohet notimi, pasi do të ndihmonte në çlirimin e energjisë negative, çlirimin e toksinave të cilat pengojnë tendosjen muskulore.
Noti për zemër të fortë
Një ndër aktivitetet e shumta si çiklizmi, vrapimi, etj., edhe noti ndihmon për të forcuar zemrën. Kjo e bënë notin të veçantë, pasi që përmes tij, ju do të shtini në funksion një sërë teknikash dhe lëvizjesh. Pas çdo seance të notit, ju do të ndiheni më energjik dhe aktiv.
Noti për më shumë aventurë
Të gjithë e presim verën me shumë dëshirë, e njëra ndër arsyet kyçe është të notuarit. Nëse ju nuk mund që të kaloni pushimet në ndonjë bregdet, atëherë ju mund të shfrytëzoni pishinat të cilat i keni më afër. Dhe me këtë do të mund të përjetonit kënaqësinë dhe aventurat e të notuarit.
Noti për humbje të peshës
Të notuarit e gjatë, deri në lodhje, rezulton me humbje të kalorive dhe peshës. Çelësi kryesor është vetëm t’i japësh vetes pak force. Kështu që përmes notit do të ndihmonit në mënyrën më efikase në reduktimin e kileve të tepërta