Si të humbni peshë gjatë pushimeve, pa shkuar në palestër

Periskopi.com Zoya

Pushimet janë një kohë e mrekullueshme për të gjithë ne, pasi në këtë periudhë, ne nuk pushojmë vetëm nga puna por kemi mundësinë të udhëtojmë në vende të bukura, të takojmë miq të rinj dhe të krijojmë kujtime fantastike.

Por, ndonëse nuk e besoni, pushimet janë edhe një kohë shumë e mirë për të arritur format e dëshiruar trupore.

Po po, është e vërtetë! Ju mund të humbni të gjithë kilogramët e tepërt, gjatë kohës së pushimeve, madje edhe pa shkuar në palestër fare.

Prandaj më poshtë po ju sjellim disa këshilla se si të arrini, që edhe të shijoni pushimet në plazh, edhe të humbni peshë!

Hani ushqime të detit në vend të mishit

Ne nuk po themi se ju duhet të hiqni dorë krejtësisht nga mishi, thjesht po themi se gjatë kohës sa jeni në pushime, mos konsumoni mish.

Thjesht zëvëndësoni mishin e pulës, lopës dhe atë të derrit me ushqime deti. Kjo është një gjë e lehtë për tu bërë veçanërisht nëse jeni në pushime në bregdet.

Shumë vajza kanë arritur të humbin shumë kilogramë, falë këtij regjimi ushqimor.

Ecni

Ecja është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj, por këtë gjë ju tashmë e dini.

Në mënyrë që ecja juaj të jetë më efektive, duhet t’i ndiqni disa rekomandime:

Mbajeni kokën lart, ecni drejtë dhe mbani shpatullat poshtë.

Shkelni duke filluar nga thembra dhe prekni tokën vetëm me gishtërinjtë tuaj.

Përdorni duart tuaja, lëkundni ato në drejtim të kundërt të lëvizjes suaj të këmbëve.

Ecni të paktën 30 minuta në ditë (nëse mund të ecni për 45 minuta, madje edhe më mirë). Gjatë ecjes, ju mund të shijoni natyrën dhe të përmirësoni shëndetin tuaj në të njëjtën kohë.

Zëvëndësoni pijet me lëngje të freskëta ose qumësht kokosi.

Shpërndaje në: