Si të hiqni në mënyrë natyrale rrudhat dhe vijat e padëshiruara përreth buzës

Si të hiqni në mënyrë natyrale rrudhat dhe vijat e padëshiruara përreth buzës

Edhe pse lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, shpeshherë përkujdesi ndaj saj kufizohet vetëm në zonat më të eskpozuara siç janë këmbët, dekolteja dhe fytyra. Duke u ndalur tek fytyra, duhet thënë që një fytyrë e bukur, e pastër dhe pa rrudha është ëndrra në sirtar e çdo femre. Por vitet bëjnë punën e tyre dhe lëkura fillon të humbasë pak nga pak elasticitetin si pasojë e mungesës së kolagjenit, ekspozimit në diell, përdorimit të produkteve të gabuara kozmetike, dietës së varfër ushqimore, si dhe ritualeve të pashëndetshme si duhanpirja dhe mungesa e aktivitetit fizik. Ndoshta nuk e dini, por rrudhat e para që formohen në fytyrën e një femre janë rrudhat në zonën rreth buzës. Kjo zonë gjatë viteve pëson ndryshime që vijnë si pasojë e reduktimit të kolagjenit dhe enzimës së elastinës që janë përgjegjëse për elasticitetin e lëkurës, ekspozimi në diell, veprimeve të përditshme si ngrënia, e qeshura dhe mërzitja. Studimet e fundit kanë treguar se ”duck face”, një trend i lindur rishtas bashkë me selfie-n ndihmon gjithashtu në krijimin e rrudhave përreth buzës. Në qoftë se nuk doni të harxhoni më para duke blerë kremëra të shtrenjtë, si dhe e kosnideroni të rrezikshme procedurën estetike të mbushjes (filler), ndiqni më vëmendje hapat e mëposhtëm. Living ju propozon një krem anti-rrudhë natyral, të pacur me acide yndyrore, antioksidantë dhe vitaminë E, që hidraton lëkurën përreth buzëve, pengon formimin e rrudhave dhe i rikthen elasticitetin e humbur>

Përbërësit: 200 ml vaj bajamesh, 120 gr dyll blete, 50 ml ujë tëndafili, 50 ml vaj esencial trëndafili dhe një vazo e vogël qelqi.

Përgatitja: Shkrini fillimisht dyllin e bletës me anë të teknikës banjomari. Shtoni vajin e bajameve dhe vaj esencial të trëndafilit dhe përzieni derisa masa të lidhet. Në momentin që vini re se tre përbërësit kanë krijuar një masë kremoze, shtoni ujin e trëndafilit dhe vendoseni në vazo. Lëreni të forcohet dhe mbajeni larg diellit dhe ngrohtësisë për dy ditë. Përdoreni më pas 2-3 herë në ditë sipas dëshirës. Pasi ta vendosni në fytyrë mos e shpëlani dhe as ta fshini sepse fytyra e përthith në mënyrë natyrale. Do të vini re përmirësime që pas javës së dytë të përdorimit.

Shpërndaje në: