Si të fshini njëherë e mirë historinë e kërkimeve në Instagram

Si të fshini njëherë e mirë historinë e kërkimeve në Instagram

Është e kotë ta mohoni se të paktën 1 herë nuk keni kërkuar në Instagram ish-in e tij, ish-in tënd, të dashurën që ka tani dhe gjithë fisin e saj/tij. S’ka vend për t’u ndjerë keq. Ju ndjejmë. Pastaj, për të fshirë gjurmët keni klikuar menjëherë “clear search history”, por si për dreq, edhe pse ka kaluar goxha kohë, një ditë emri që ke kërkuar shfaqet sërish në historikun tënde të kërkimeve.

Si t’ja bëjmë që të mos ndodhë më kjo?

Atëherë, nëse doni të fshini çfarë keni kërkuar në Instagram, ose t’i shihni dhe njëherë fillimisht shkoni në profilin tuaj. Që aty duhet selektoni opsionin “Settings”, pastaj “Security” dhe më tej klikoni mbi  “Clear Search History.” Në momentin që e bëni këtë, do t’ju shfaqen të gjithë adresat që keni kërkuar kohë pas kohe. Aty do të keni mundësinë të hiqni emra të veçantë nga lista e kërkimeve, ose të gjithë listën.

Kujdes! Nëse e fshini historikun e kërkimeve, nuk keni mundësi të ktheheni pas, por gjithsesi kjo s’do të thotë që adresat që keni kërkuar dikur nuk do t’ju shfaqen më si sugjerime.

Ky proces është paksa ndryshe nëse e bëni nga ekrani i një kompjuteri. Në këtë rast, ju do të shkoni sërish në profilin tuaj, do të klikoni Settings dhe që aty do të shtypni “Privacy and Security”. Më tej, do t’ju shfaqet opsioni “View Account Data.” Klikoni mbi “Search History,” dhe  pastaj mbi  “Vieë All”.

Për të qenë më të qartë, profilet që ju rezultojnë si sugjerime, jo domosdoshmërisht janë të atyre që keni kërkuar dikur. Ato shfaqen si rezultat i gjithë ndërveprimit tënd në platformë (profileve që ke ndjekur, pëlqyer, komentuar).

Me fjalë të tjerë, është e rëndësishme të jeni të vëmendshëm ndaj asaj që kërkoni në rrjete sociale. Asgjë nga çfarë ju klikoni nuk zhduket në mënyrë automatike.

Image

Shpërndaje në: